Ballina Politika Hiqni Berishën urgjentisht? Zbërthehet Paloka: Sekretet e Strasburgut, ja porositë që na...

Hiqni Berishën urgjentisht? Zbërthehet Paloka: Sekretet e Strasburgut, ja porositë që na lanë

70
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ishte i ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin ku foli rreth protestës që rreth 30 deputetë zhvilluan në Strasburg përpara selisë së Parlamentit Europian.

Paloka pranoi që ka pasur një krisje mes PD dhe aleatëve të saj për shkak të situatës së krijuar mes demokratëve dhe tregoi se tashmë mbështetja u rikonfirmua me hapa konkrete.

“Disa informacione nuk janë dhënë. Ka gjëra që deklarohen dhe jo. E vërteta është që prej disa kohësh, për shkak të situatës ku u vu PD, nuk kishim mundësi dhe u krijua një çarje mes nesh dhe aleatëve. Nuk ka asnjë kërkesë të tyre. Ka mbështetje të rikonfirmuar për PD në të gjithë hapat. Shumë shpejt do të ketë akte konkrete të kësaj që them”, tha Paloka.

Edi Paloka pati dhe një thirrje për shqiptarët të cilëve iu tha se nëse qëndrojnë në kafe ndryshim nuk ka.

“Këto janë vite të këqija për shqiptarët. Nëse rrini në kafe ndryshim nuk ka. Nëse dëgjojmë shërbëtorët në studio nuk ka ndryshim. Nëse jetën tonë e drejtojnë patronazhistët, nuk ka ndryshim”, tha Paloka.