Ballina Sport Man. City mposht 1-0 ‘Shenjtorët’! Spektakël me 7 gola në Londër

Man. City mposht 1-0 ‘Shenjtorët’! Spektakël me 7 gola në Londër

33
0

Premierliga e futbollit anglez nisi këtë të shtunë me raundin e nëntë, ndërsa spikatën barazimet dhe golat e shumtë. Në 18:30 luhet Everton – Fulham.

Në “Etihad” skuadra e Manchester Cityt mposhti 1-0 Southampton falë golit të Erling Haaland në minutën e 5-të. Ishte goli i norvegjezit që dërgon “Qytetarët” në krye të Premier League, në pritja të sfidës mes Arsenal dhe Liverpool që luhet të diel në 17:30.

Ndërkohë spektakël në Londër, aty ku Brentford mposhti 4-3 në limite Ipsuich. Në fund u vendosën edhe duelet e tjera, Aston Villa 1-1 Bournemouth dhe Brighton 2-2 Uolves.