Ballina Kulturë REPORTAZH/ Mallakastra në zemër të Durrësit

REPORTAZH/ Mallakastra në zemër të Durrësit

8
0

Nga Nuri Bufi 

Eshtë paksa romantike cilësimi i këtij shkrimi, ku për rrjedhim do të nënkuptonim, se në mënyrë simbolike është marrë një lule nga Mallakastra dhe e kemi kultivuar në qytetin bregdetar të Durrësit. Atëherë vijmë në përshtatje të magjisë së vërtetë.

Kjo lule mallakastriote e transferuar dhe e kultivuar në qytetin e Durrësit quhet lule Hysen Haxhia.

Lexuesit do t’i interesonte të mësonte më shumë mbi origjinën e parfumin e këtyre luleve nga Mallakastra  si dhe fortunat që i çuan në brigjet e Adriatikut.

E parë më tej vetë emri Mallakastër vjen sipas gojdhënave mbi 500 vjet më parë. E gjithë zona ka qenë pronë e Kaninjotëve (babait të Donikës, gruas së Skëndërbeut).

I ati kur e martoi, gjithë pronat ia dha në pajë Donikës dhe që atëherë u quajtën “malli i Kastriotëve”. Ky emërtim në periudha të mëvonshme do të unifikohej me  emrin “Mallakastër”. Në vendin tonë sot Mallakastra është ndër krahinat më heroike, natyrë që e ka treguar në shekuj. Në vitin 1980 në Kreshpan të zonës së Mallakastrës është zbuluar një thesar me monedha që mbanin emrin e mbretit ”Monun”.

Mbreti Monun në histori përmendet për të parën herë rreth viteve 280 p.K. (para Krishtit), kur ai merrte pjesë në luftë për pretendimin e fronit të Maqedonisë. Ishte një mbret ilir shumë i fuqishëm. Fakti i dytë historik vinte nga monedhat e gjetura që në shekullin e XIX –të që tregonin se mbreti Monun ka pushtuar edhe Dyrrahun (Durrësin). Mbasi monedhat e tij kishin simbolet e Durrësit. Përkatësisht një lopë të cilën e pinte viçi dhe nga ana tjetër e monedhave një katror me stilizime, ku shquanin përveç emrit të qytetit Dyrrah, edhe emrin “Mbreti Monun”.

Mallakastra dhe mallakastriotët shquhen për trimëri dhe patriotizëm në periudha të ndryshme historike. Gjatë pushtimit otoman, të parët  që i rezistuan dhe i hapën luftë atij regjimi ishte çeta e Mallakastrës, më vonë do të quhej “Çeta plakë e Mallakastrës martire”.

Qenë të shumtë patriotët që dhanë kontributin e tyre për pavarësinë e Shqipërisë në 28 nëntor 1912, si Hajredin Cakrani, Thanas Floqi dhe xhaxhai i Hysenit, Bektash Haxhiaj ( Çorrushi) i cili më vonë në vitin 1923 u votua si deputet i zonës së Mallakastrës dhe më 1924 mori  pjesë si delegate në Kongresin e Lushnjes.

Edhe gjatë luftës së dytë botërore në vendin tonë ishin të parat çetat që u formuan si ajo në Mallakastër dhe ajo e Pezës, të cilat më vonë iu bashkuan batalioneve dhe brigatave duke luftuar për mbrojtjen dhe idealin patriotik të vendit dhe krahinës së tyre. Nga Mallakastra, gjatë luftës antifashiste N.Ç. u shquan mjaft trima me ndjenja të larta patriotike e atdhedashurie si heronjtë Dino Kalenja, Rrapo Hekali, Ramiz Aranitasi etj, që Mallakastra iu përulet e krenohet për dekada para  tyre. Nga thellësitë e shekujve, bashkë me oshëtimat e armëve, krismave të betejave vijnë aktuale edhe sot e kësaj dite fjalët e këngës së popullit për komandanitin legjendar Rrapo Hekali:

“Kë lufton a derëzi, as për mua as për  ti, por për gjithë Shqipëri.”

Më shumë mbi historikun e Mallakastrës shkruan dhe shkrimtari i kësaj zone Asqeri LLanaj. Shprehja mendje hapur e mallakastriotëve thotë: “Ja sheshi, ja mejdani” ku mëshirohet, e para forca e mendimit dhe gjykimi intelektual dhe e dyta forca e sakrifikimit për një ideal.

Këto virtyte dhe të tjera, në Mallakastrën martire, që burojnë nga lashtësitë me zbulimin e thesarit të mbretit ilir “Monun” deri në Dyrrah, është i natyrshëm fakti i vegjetacionit të luleve të Mallakastrës në qytetin e Durrësit. Nëpërmjet Hysen Haxhisë në Durrës është mbjelllë dhe lulëzon Mallakastra, lulëzojnë virtytet, dinjiteti i martirëve të saj.

Të vërtetën e mësojmë mes qytetarëve durrsakë që bashkëjetojnë me zotin Hysen, i cili shpaloset mes komunitetit të këtij qyteti me një thesar të vërtetë vlerash, si një poet i madh, i dalë nga thellësitë e kësaj toke.

Më shumë se një thesar Hysen Haxhia është një meteor i shkëputur nga planeti dhe po ndriçon brigjet e Adriatikut, siç do ta mësojmë më poshtë.

Jo rastësisht në Durrës janë të shpeshta aktivitetet kulturore dhe ato artistike, të cilat lulzojnë çdo ditë e më shumë. Patëm fatin të ndodheshim në takimin e radhës që organizonte Shtëpia e shkrimtarëve  dhe artistëve në Durrës e drejtuar nga kryetari i saj Agim L.Bajrami.

Veç tematikave të kohës, ky takim i kushtohej edhe 80 vjetorit të lindjes së poetit pranë kësaj shoqate shkrimtarësh zotit Hysen Haxhia. Në përfundim të  këtij takimi shoqata nderoi me dhënien e distiktivit për zgjerimin e shoqatës së shkrimtarëve me shkrimtarë të rinj. Fjalën e hapjes e mbajti vete kryetari i shkrimtarëve  dhe artistëve  të Durrësit, zoti Agim L.Bajrami.

Më pas u kalua me fjalën e marrë sipas protokollit nga  kritiku Fatmir Minguli që aderon pranë shtëpisë botuese 2M Durrës, i cili veç të tjerash, referoi vargje e copëza poezie nga krijimtaria e mirfilltë e poetit Hysen Haxhia. -Lançimi, motivimi i kësaj veprimtarie poetike –përfundoi ai,-  përkon me 80 vjetorin e këtij shkrimtari.

Para diskutimeve iu dha fjala vetë poetit në fjalë që do të bënte falenderimet për nderin dhe respketin dhe vlerësimin që po i bënte Shoqata e shkrimtarëve  dhe artistëve me rastin e (ditëlindjes) 80 vjetorit.

Tej të një qosheje përballë rreshtit të tavolinave, një burrë më shpatulla të përkulura, i mbështetur në brryla që pushtonin gjithë tavolinën përballë, bëri të  ngrihej. E pa zakontë- ishte një kollos i vërtetë, me shpatulla të gjera, të harkuara dukshëm, krahët të mbështetura përpara mbi tavolinë, i dhanë mundësi për ngritjen e trupit gjysmë të përkulur. Pamja e fytyrës së tij mjaft e ashpër e paksa lëshuar, sytë mjaftueshëm të mëdhenj, të futur thellë nën vetullat e trasha që i binin sipër qerpikëve dhe sipër ballit zbardhin ato pak flokë, si kreshtat e malit nga dëbora. Nisi të fliste, në sallë ra një qetësi magjepse, tonet e tij të ulta e të urta, në kundërshtim me pamjen e këtij burri shtatëlartë, tërhoqi vemendjen e të gjithë sallës. Me pak fjalë, në pamundësi të rrotullonte kokën majtas- djathtas bëri falenderimet ndaj të pranishmëve mbi respektin dhe nderin që po i bëhej. Dhe në hedhjen e shikimit sa në një kënd në tjetrin donte të jepte pa çdo rezervë përmallimin e dashurinë e tij të ngrohtë. Në shprehjet e Hysen Haxhisë kishte në thelb dinjitet me plot dashuri njerëzore, shquante patriotizëm, ashtu si në shkrimet e tij me një lirikë sa prekëse e domethënëse, aspak hakmarrëse.

Në vazhdim të fjalës pa rezerva, me qëndrim në këmbë me shpinën gjysmë hark, në mbështetje besuar krahëve të shtrira me duar të kapura si të salduara mbi tavolinë, na jepte bashkë me të rënqethurat e trupit një tabllo metaforike.

Nga ky projektor i fuqishëm i Mallakastrës trime rrjedh një burim drite e pashtershme me rezerva pa mbarim që fshehin thellë kodrat e buta të Mallakastrës (i quajtur ari i zi). Më pas ishin diskutimet e të pranishmëve, ku kaluan mbi tridhjetë diskutime  të cilët shquan më mirë e më qartë portretin largpamës të poetit  Hysen Haxhia.

Analiza e bërë nga shumë diskutantë, me të drejtë bojkotonin se Hyseni për  qytetarin durrsak ishte jo vetëm një intelektual dhe një poet, por një burim vlerash njerëzore. Nga thellësitë e shpirtit të tij reflektojnë nuanca të kristalta diamanti. Njëkohësisht ajo që na la përshtypje ishte se diskutantët i derjtoheshin poetit Hysen Haxhia me emrin “Dajë”. E marrë kjo shprehje në retrospektivë të kohës, këtu kemi zbuluar “thembrën  e Akilit”. Se në qytetarinë durrsake aderojnë e lulëzojnë si shekuj më parë edhe sot, lidhjet e hershme të qytetit Bylis me Dyrrahun, dje nën pushtetin e mbretit ilir Monun, sot nga trashëgimtari i tij i thirrur me emrin “Dajë” (Hysen Haxhisë) i cili ka rrëmbyer dhe pushtuar zemrta e qytetarëve durrsakë.

Duke lexuar dhe studjuar krijimtarinë e poetit Hysen Haxhia, mësojme se rruga e jetës mbi formimin, farkëtimin e tejstazhionuar nga periudha  e rinisë e në vazhdim është sa rebele e tej mizore. Pa përsëritur meritat e larta patriotike që gëzonin familjarët dhe fisi i tij, kontributet në periudhat otomane, ato të mëpasshme të përiudhës së pavarësisë, nga xhaxhai i tij Bektash Haxhia i cili ishte deputet në kohën e Zogut.

Edhe me lëvizjen e pjesmarrjen në L.A.N.Ç. familja Haxhiaj si gjithë Mallakastra qe aktive dhe shquhej për patriotizëm duke shërbyer si baza e kësaj lufte. Ndërhyrja e vendeve të huaja me nisjen e luftës së dytë botërore, i ndau shqiptarët në  dy kampe, separatistë dhe nacionalistë, gjithmonë me doktrinën se luftohej për  liri e pavarësi, gjë që çoi në vllavrasjen e asaj kohe dhe më vonë në luftën e klasave.

Pra që në kohë të hershme, fuqitë e huaja kanë minuar unitetin dhe bashkimin e popullit tonë, duke realizuar synimet e tyre keqdashëse dhe përçarëse në konflikte të brendshme e të përhershme. Në këtë vorbull u përfshi dhe familja Haxhiaj  si shumë familje të tjera të vendit. Pas vuajtjeve me burgosjen e babait, Ismail Haxhiaj, kjo familje u transferua për të ashtuquajturën reabilitim, nga Mallakastra në Shijak të Durrësit. Njëkohësisht karvani i akuzave filloi edhe me djalin Hysen Haxhia. Me zig-zaket e jetës së vështirë Hyseni me një vullnet të hekurt përvehtësoi tre profesione me mbarimin e shkollave të  ndryshme nga Shkodra në Durrës dhe Tiranë.

Hyseni me krijimin e familjes, jo shumë kohë pas disa muajsh, do të linte vetëm vajzën  e vogël me gjithë gruan e tij, me akuzat e shpifjet apolitike kundra regjimit në fuqi. Do të përfundonte për të dytën herë në burgun e Spaçit famëkeq. Këtë dënim politik si Hyseni  e shumë të tjerë e vuajtën burgjeve, vetëm se donin lirinë e fjalës për një demokraci të vërtetë. Duke lexuar librin e poetit Hysen Haxhia ”Burg në liri”, me publicistikë, tregime dhe poezi, kupton  gjithë hipokrizitë, torturat makabre, rebelimet e shqiptarit mbi shqiptarin.

Kur është fjala për të dënuarit politik, janë rezultat kamufloz i rrymave të huaja të cilat instaluan njëherë  e përgjithmonë luftën e klasve, luftën brenda lloit, brenda fisit e brenda familjes.Luftë e cila u motivua si doktrinë në emër të popullit. Katërcipërisht binte në kundërshtim me virtytet që buronin nga populli. Të cilat ishin kalitur e motivuar ndër breza, si uniteti, gjuha që i bashkonte, dashuria, respekti, ndjenja vëllazërore si dhe ndjenja e urrejtjes ndaj shtypjes nga të huajt.

Si rezultat doktrina e sipërpërendur s’kish asgjë të përbashkët me interesat brenda popullit, ishte një kanibalizëm i fashetizuar, sa i imponuar dhe i importuar. Përsëritje dhe rishfaqje të fenomeneve thotë ai sot në forma meskine, për të gjithë ata që e kanë njohur, nën maskën e termit demokraci, akoma është gjallë e lulëzoën si një përbindësh mes nesh. Ajo nisi si antidemokraci në mënyrën më të padrejtë, më korruptive, me padrejtësi, shthurje, shkatërrime të pronave që çuan deri në vëllavrasje.

Këto padrejtësi analizon më tej poeti, marrin zgjidhje vetëm me reabilitimin e pronës. Hysen Haxhia ështe një poet ndryshe që i kalon çdo kufi të ekzistencës, ku gjatë jetës dielli për atë zëvendësohet me errësirën, klima e ngrohtë me klimën siberiane, liria dhe mbrojtja fizike përballet me dhunën tragjike, mes dragonjsh e egërsira të vërsulura mbi trupin dhe shpirtin e tij.

Mbi të gjitha këtyre vuajtjesh ia del, duke i sjell tek lexuesi dhe opinion i gjerë, zërin e vërtetë të periudhës pesëdhjetë vjeçare siç e qun vetë poeti “Burg në liri”.

Poeti Hysen Haxhiaj me botimet e tij me gjithëse demokracinë e sotme e quan utopi, ai jep mjaft mesazhe, nuance kurajuese dhe shpresë dhënëse me plot vargje që flasin edhe për dashurinë./gazeta bulevard