Ballina Lifestyle Shuhet legjenda e “The Greatful Dead”, Phil Lesh ndërron jetë në moshën...

Shuhet legjenda e “The Greatful Dead”, Phil Lesh ndërron jetë në moshën 84-vjeçare

5
0

Phil Lesh, një ndër themeluesit e “The Grateful Dead” dhe basisti i grupit gjatë karrierës së tyre tre dekadash, ka ndërruar jetë.

Ai ishte 84 vjeç. Njoftimi u bë të premten në një deklaratë të postuar në faqen e tij zyrtare në Instagram.

“Phil Lesh, basist dhe anëtar themelues i The Grateful Dead, ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar nga familja e tij dhe plot dashuri”, thuhet në deklaratë.

Më tej thuhet se “Phil u solli gëzim të jashtëzakonshëm të gjithëve përreth tij dhe la pas një trashëgimi me muzikë dhe dashuri. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë e familjes Lesh në këtë moment.”

Deklarata nuk përmendi një shkak specifik të vdekjes, por Lesh i kishte mbijetuar më parë sulmeve të kancerit të prostatës, kancerit të fshikëzës dhe një transplanti të mëlçisë në vitin 1998, i domosdoshëm nga efektet dobësuese të një infeksioni të hepatitit C.