Ballina Politika “SPAK do të shpëtojë Shqipërinë nga të korruptuarit”, Ngjela për arrestimin e...

“SPAK do të shpëtojë Shqipërinë nga të korruptuarit”, Ngjela për arrestimin e metës: Hetimi ka ende sekrete!

9
0

Avokati Spartak Ngjela ka folur lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Ngjela tha se prej dy vitesh ka filluar lufta kundër korrupsionit, e cila sipas tij do të vijojë.

Mes zërave se arrestimi i Metës ishte i ndikuar nga politika, Ngjela theksoi se ish-presidenti u arretsua nga pushteti gjyqësor.

“I ka arrestuar pushteti gjyqësor, nuk i ka arrestuar politika. Pushteti gjyqësor dhe hetimi është shkencë dhe është sekret. Ne nuk dimë gjë fare se cilat janë provat. I ka arrestuar, tani të presim kur të dalin gjërat në Gjykatë. Hetimi është sekret”, tha Ngjela për “Euronews Albania”.

I pyetur nëse gjithë këto ngjarje mund të sjellin në të ardhmen edhe shpërbërjen e SPAK, Ngjela tha:

“Është pamundësi absolute. Pse do shpërbehet ai ka dalë me koncept kushtetues. Ai ka dalë në parlament me 140 vota. Kush do e shkarkojë? Parlamenti? Ajo që do bëjë SPAK, do e shikoni, është shpëtimi iu Shqipërisë nga gjithë të korruptuarit e mëdhenj të politikës shqiptare. Këtë do e shikoni hap pas hapi”.