Ballina Politika Takimi me diasporën në New York, shpërthen Berisha: Udhëtimi i Ramës një...

Takimi me diasporën në New York, shpërthen Berisha: Udhëtimi i Ramës një shfaqje e turpit, shqiptarët të protestojnë

7
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vizitën e kreut të qeverisë në SHBA, ku shprehu se u prit me protesta.

“Shqiptarët në këmbë është kushtrimi që vjen nga Nju Jorku”, tha Berisha.

Kreu demokrat u ndal dhe te pensionistët, ku tha se “Rama që bën sikur i dhimbsen pensionistët shkoi në ndeshje ku bileta shkon 20 mijë dollarë”
Berisha: Vëllezër dhe motra, udhëtimi i këtij banditi, këtij krimineli, me suitën e tij, a e patë, kish marrë me vete edhe Vangjel Tavon, njeriun që nuk është as shqiptar, as grek, por ka vetëm moralin e hajdutit të Edi Ramës.

Vërshuan për të zënë nga një vend në sallë.
Para takimit, ata që qanin hallet për pensionet, ai që ka gozhdë që kur erdhi në pushtet çështjen e pensioneve të pensionistëve, shkoi me mace e me minj, me të madh e me të vogël në ndeshje ku bileta ku kushton siç thotë 10 gjer në 20 mijë dollarë.

Kurse salla kushton 250-300 dollarë për person.
Ja pra pensionet dhe gozhda e hajdutit të pashpirt.
Miqtë e mi, bashkëatdhetarët tanë të pamposhtur, patriotë të flaktë, me protestën e tyre të sotme i bëjnë thirrje çdo shqiptari kudo të jetë ta presë me domate, ta presë me vezë, ta presë me protestë kryehorrin e kombit, kryehajdutin e kombit, kryetradhtarin e kombit Edi Rama, në çdo pëllëmbë të tokës shqiptare, kudo që të jetë, në Shqipëri, në Europë dhe kudo.
Shqiptarët në këmbë është kushtrimi që vjen nga Nju Jorku.

Miqtë e mi, po në qoftë se bashkëatdhetarët tanë guximtarë e pritën siç meritonte kryehajdutin e kombit, si duhet ta presë Fieri lubinë e kombit, si duhet të presë Shkodra hajdutin e kombit, si duhet të presë Lezha Ulziun e kombit, si duhet t’i presin rrethet tona këtë racë hajdutësh antishqiptarë që po shfarosin kombin. Me vezë, domate, protesta, beteja.
Ndaj dhe le të na frymëzojë ne protesta në sallë dhe jashtë salle e bashkatdhetarëve tanë.