Ballina Politika Takimi me Diasporën/ Rama apel shqiptarëve në New York: Dua votën tuaj...

Takimi me Diasporën/ Rama apel shqiptarëve në New York: Dua votën tuaj për ta bërë Shqipërinë 2030 anëtare të BE!

6
0

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët në diasporën e New Yorkut.
Në fjalën e tij Rama shprehet se:

Rama- Kjo është një ditë shumë posaçme për mua, që të ndodhem këtu me ju, jo thjesht si bashkatdhetar përtej oqeanit, as si qytetar me të drejtë vote në Shqipëri, por tanimë edhe si votues për mundësinë e marrjes pjesë në zgjedhje nga këtu, në Amerikë.

Ky është një premtim i mbajtur, dhe jam sot, bashkë me disa kolegë të mi , për tju thënë se në pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga Amerika për të bërë Shqipërinë 2030, anëtare të BE dhe për ta ngritur bashkë me ju flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në Bruksel.