Ballina Kronika Tentoi të digjte prindërit e tij duke i vënë zjarrin banesës, 42-vjeçari...

Tentoi të digjte prindërit e tij duke i vënë zjarrin banesës, 42-vjeçari del sot para togave të zeza

23
0

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, ka filluar seanca gjyqësore ndaj 42- vjeçarit Altjon Sulejmanaj, i arrestuar dy ditë më parë pasi tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, Shaqir dhe Selfixhe Sulejmanaj, duke i vënë zjarrin banesës ku ata jetonin në katin e tretë të një pallati 4- katësh në lagjen “ 15 Tetori” .

Mbi autorin rëndojnë tre vepra penale: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare “ , mbetur në tentativë, “ Dhuna në familje”, dhe “ Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

42-vjeçari do të dalë para trupit gjykues i përbërë nga gjyqtare Miranda Naka dhe avokati mbrojtës Ervis Hajdërmataj, për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa theksojmë se nuk është një figurë e panjohur për uniformat blu të Fierit, pasi dy vite më parë ka tentuar të djegë një lokal në zonë duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Autori vuan nga probleme të shëndetit mendor ndaj nuk dihet nëse ky është një detaj që do të merret në konsideratë nga togat e zeza.