Ballina Rajoni Von der Leyen refuzoi ta takoi kryeministrin serb, reagon Vuçiç

Von der Leyen refuzoi ta takoi kryeministrin serb, reagon Vuçiç

6
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri, Milosh Vuçeviq nuk ka bërë asgjë të papranueshme që të justifikonte anulimin e takimit nga ana e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Vuçiq thekson se, megjithatë, në Bruksel ekziston një shqetësim për takimin e Vuçeviqit me ministrin rus para se të takohej me Von der Leyen, raporton N1.

Në një intervistë për TV Prva, ai u shpreh se Serbia, përmes një politike të jashtme të pavarur, ka arritur të ruajë respektin e presidentit rus, Vladimir Putin, edhe pse nuk mori pjesë në samitin e BRICS në Kazan.

Vlen të theksohet, se Presidentja e Komisionit të BE-së e anuloi takimin e planifikuar në Beograd me kryeministrin serb Milos Vuçeviq, pasi ky më parë ishte takuar me një ministër rus