Ballina Aktualitet Zhduket në Alpet shqiptare një tjetër turist, australiani u pa për herë...

Zhduket në Alpet shqiptare një tjetër turist, australiani u pa për herë të fundit më 13 tetor

3
0

Zhduket një tjetër turist në Alpet shqiptare. Pas një belgu dhe një lituanezi, të cilët kanë humbur gjurmët prej disa muajsh dhe pavarësisht aksioneve nga toka dhe ajri nuk gjenden, tani një i ri australian, është zhdukur.

Ai është parë për herë të fundit më 13 tetor dhe ka patur si destinacion Thethin. Ashtu si dy të paret, edhe turisti australian ka qenë i vetëm.

Aventurat e të huajve në Alpet e veriut, kanë prodhuar një bilanc të rende aksidentesh me të plagosur, të vrarë e të zhdukur.