Ballina Europë Hakerohen institucionet dhe disa politikanë në Itali/Sulmet kibernetike nga agjencia private e...

Hakerohen institucionet dhe disa politikanë në Itali/Sulmet kibernetike nga agjencia private e investigimit “Equalize”

34
0

Një agjenci private investigimi e njohur me emrin “Equalize” në Itali ka kryer sulme kibernetike ndaj Autoriteteve Italiane duke perfshire këtu Policine, Drejtorine e Tatimeve si dhe politikane te ndryshem. Sipas asaj që shkruajnë mediat Italiane kjo agjenci ka hackeruar edhe emailin e Presidentit të Republikës Sergio Mattarella.

La Repubblica ka raportuar se Hackerat kanë arritur të depërtojnë në informacione sekrete të policisë, informacione politike, si dhe tek informacionet qe lidheshin me dosjet penale të qytetarëve, me qëllim shantazhimin.

Autoritetet Italiane kane deklaruar se autor të këtij sulmi kibernetik kanë qenë Enrico Pazzali, ish polici Carmine Gallo dhe Nunzio Calamucci. Për më tepër ky i fundit, thuhet se ka qenë anëtar i grupit të hakerave Anonymous dhe sipas mediave italiane grupi kishte te dhenat kofidenciale te me shume se 800 mije rasteve ne Itali.

Mediat Italiane kanë raportuar se Enrico Pazali së bashku me grupin e tij të investigimit e ku ishte pjesë, ishin përqëndruar për grumbullimin e informacioneve lidhur me eurodeputeten dhe ish ministren e Arsimet Letizia Moratti, me qëllim favorizimin e Attilio Fontana në zgjedhjet rajonale në Lombardi në vitin 2023. Pavarësisht se mënyra e veprimit të këtyre hakerave është ende e paqartë, autoritetet kanë ngritur dy hipoteza.

E para është se agjensia private e investigimit ““Equalize” të ketë korruptuar persona të cilët kanë pasur akses në sistemet e të dhënave kofidenciale në polici dhe jo vetëm.

Ndërsa e dyta është se agjensia të ketë rekrutuar personat që ishin përgjegjës për mirëmbajtjen e serverave në ministrinë e Brendshme në Itali.

Gjyqtari I kësaj çështje të ndërlikuar, Fabrizio Filice, ka lënë në gjendje të lirë Pazzalin, por ka dhënë masën e arrestit në shtëpi për ish policin Gallo, i cili thuhet se është drejtori i agjensise private të investimit. Mediat italiane pretendojnë se në këtë veprimtari të paligjshme të “Equalize” të jetë përfshirë edhe një magjistrat.