Ballina Kronika Po riparonte një defekt, 38-vjeçari në Mirditë humb jetën pasi goditet nga...

Po riparonte një defekt, 38-vjeçari në Mirditë humb jetën pasi goditet nga kova e fadromës

4
0

Një aksident i rëndë në punë u shënua në fshatin Tarazh të Mirditës.

Një 38 vjeçar, Arbër Caka humbi jetën pasi u godit nga kova e fadromës. Policia është nisur në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet rrethanat sesi ka ndodhur aksidenti në punë me pasojë vdekjen.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C, 38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.

Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit .