Ballina Kulturë “Princi i vogël” del në ankand, dorëshkrimi i rrallë shitet për 1,25...

“Princi i vogël” del në ankand, dorëshkrimi i rrallë shitet për 1,25 mln dollar

46
0

Një dorëshkrim i rrallë i “Princit të Vogël” të Antoine de Saint–Exupery që përmban korrigjime të bëra me dorë nga autori francez dhe i përshkruar nga shitësit e librave si “thesar letrar” do të dalë së shpejti në shitje për 1,25 milionë dollarë.

I konsideruar si libri më i përkthyer në botë përveç teksteve fetare, novela për një fëmijë që udhëton nga planeti në planet duke fituar mençuri u botua në kulmin e Luftës së Dytë Botërore.

I lidhur në një kopertinë të vjetër të zezë, skrimi në gjuhën franceze i “Le Petit Prince” u shkrua në Nju Jork gjatë mërgimit të autorit nga Franca e pushtuar.

Është një nga vetëm tre kopjet e njohura që ekzistojnë, me dy të tjerat në Qendrën Harry Ransom në Teksas dhe në bibliotekën kombëtare të Francës.

Përveç korrigjimeve të shkruara me dorë, shkrimi përmban dy skica origjinale me laps nga autori, duke përfshirë një skicë të hershme për ilustrimin përfundimtar të librit të princit të vogël që kthehej në shtëpi.

Saint–Exupery vdiq në vitin 1944 kur avioni i tij u zhduk gjatë një misioni zbulimi ushtarak mbi Mesdhe. Libri do të jetë në shitje në Abu Dhabi Art nga 20-24 nëntor.