Ballina Politika “Shpopullimi masiv i vendit”, Xhixho denoncon: Qeveria po nxit largimin e të...

“Shpopullimi masiv i vendit”, Xhixho denoncon: Qeveria po nxit largimin e të arsimuarve, një vend pa intelektualë…

4
0

Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa xhixho shkruan se qeveria po nxit largimin e të arsimuarve. Ajo gjithashtu shprehet se vendi ynë pa të rinjtë dhe intelektualët është një garanci për të mbajtur pushtetin duke e sunduar këtë vend.

Erisa Xhixho: Shpopullimi masiv i vendit dhe ikja e trurit, axhenda kryesore e Edi Ramës.

Një raport i Bankës Botërore konstaton se:

45% e të arsimuarve në universitete kanë emigruar

Më shumë se 1/3 e personave me arsim të lartë emigrojnë.

Shqipëria renditet krah Bosnjës, Kazakistanit dhe Moldavisë për largimin e të arsimuarve nga vendi.

Kësaj qeverie që e ka braktisur arsimin, duke i detyruar më shumë se 30% të maturantëve të zgjedhin emigrimin, i intereson shpopullimi i vendit .

Duke ia bërë të pajetueshme Shqipërinë shtresës së mesme, përmes taksave si ajo e profesionistëve të lirë, qeveria po nxit largimin e të arsimuarve.

Mungesa e mundësive dhe meritokracisë i detyron çdo vit mijëra prej tyre të marrin rrugën e emigrimit.

Një vend pa të rinj dhe pa intelektualë është garanci për të mbajtur pushtetin duke e sunduar këtë vend.

Kjo qeveri e korruptuar në çdo qelizë nuk ka asnjë politikë për të mbështetur arsimin apo për të frenuar ikjen e shqiptarëve, ndaj detyra e çdo qytetari patriot sot është të ndëshkojë sa më parë këtë bandë qeverisëse.