Ballina Ekonomia Skema Kombëtare 2024, jepen 2,18 miliardë lekë për 59,621 fermerë

Skema Kombëtare 2024, jepen 2,18 miliardë lekë për 59,621 fermerë

5
0

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se vijon disbursimin nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2024.

AZHBR informon se, deri më sot, janë 59,621 fermerë të financuar me një fond prej 2,18 miliardë lekë, ndërkohë që po vijon intensivisht procesi për kryerjen e pagesave për fermerët e tjerë.

Në Skemën Kombëtare 2024 ofrohet mbështetje për: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fermat organike, certifikimi Global Gap, fara- fidanë dhe inpute të tjera, bimët mjekësore – aromatike, si edhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.

Qëllimi i këtyre masave është ulja e kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit vendas.

“Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vijon disbursimin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024. Deri më sot janë 59,621 fermerë të financuar me një fond prej 2,18 Miliard lekësh, ndërkohë po vijon intensivisht procesi për kryerjen e pagesave për fermerët e tjerë. Në Skemën Kombëtare 2024 ofrohet mbështetje për: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fermat organike, certifikimi Global Gap, fara- fidanë dhe inpute të tjera, bimët mjekësore – aromatike, si edhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi. Qëllimi i këtyre masave është ulja e kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit vendas.”, shkruan AZHBR-ja.