Ballina Kronika U gjet i shtrirë në sheshpushimin e pallatit/ 31-vjeçari ndërron jetë në...

U gjet i shtrirë në sheshpushimin e pallatit/ 31-vjeçari ndërron jetë në spital, çfarë dyshohet se ka ndodhur

14
0

Një 31- vjeçar me iniciale M. Rr., është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme në sheshpushimin e një pallati në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, banues në rrugën “Myslym Keta”.

Policia bën me dije se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit, ku ka ndërruar jetë rrugës për në spital pas plagëve të marra në trup.

Policia e Tiranës:

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati, shtetasi M. Rr., 31 vjeç, banues në rrugën “Myslym Keta”.

Menjëherë me marrjen e njoftimit është formuar një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit.

31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë. Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.