Ballina Kronika Zjarri në pallatin në Lezhë, forcat zjarrfikëse nxjerrin nga banesa një person...

Zjarri në pallatin në Lezhë, forcat zjarrfikëse nxjerrin nga banesa një person të asfiksuar nga tymi

10
0

Një i moshuar është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse nga pallati dhjetë katesh në Lezhë, i cili u përfshi nga flakët.I moshuari është asfiksuar nga tymi i madh që përfshiu banesat, teksa duket se nuk ka arritur që të dalë nga banesa në kohë, sikurse bënë fqinjët e tjerë, të cilëve u është kërkuar që të qëndrojnë jashtë deri sa tymi të pastrohet komplet.

Zjarri ra në katin zero të këtij pallati, në kabinën elektrike, ku edhe pse u shua nga zjarrfikësit, tymi pushtoi pallatin.