Ballina Aktualitet Anija u kthye mbrapsht në Port/ I vendoset sekuestro 102 kontejnerëve me...

Anija u kthye mbrapsht në Port/ I vendoset sekuestro 102 kontejnerëve me mbetje toksike, zbardhet vendimi i Prokurorisë së Durrësit

9
0

I vendoset sekuestro 102 kontejnerëve me mbetje toksike në anijen Moliva e cila u kthye mbrapsht pas tre muajsh që u nis nga Shqipëria. Zbardhet vendimi i Prokurorisë së Durrësit.

Anija “Moliva” me mbi 100 kontenierë që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, ka mbërritur në portin e Durrësit mëngjesin e së hënës, ndonëse nuk është ankoruar ende në Port.

Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara. Nuk është e qartë se si do të veprohet në këtë rast nga autoritetet shqiptare, të cilat thanë se, përsa kohë çështja është nën hetim, i takon Prokurorisë të përcaktojë procedurat që do të duhet të ndiqen.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme përfaqësues të PD dhe shoqërisë civile, kanë protestuar në hyrjen para portit.