Gjatë gjithë jetës, njeriu merr dhe heq kilogramë për arsye të ndryshme, të cilat mund të jenë shëndetësore, apo pasojë e medikamenteve të ndryshme, apoo thjesht dikush ndihet rehat në lëkurën e tij/ saj dhe me peshën aktuale.
Gjithsesi, sërish kjo nuk i ndalon komentet “je shëndoshur”, “uaaa, e paske lëshu’ veten”, “sa i/ e mirë ke qenë”, etj. Të gjithë i kemi dëshmuar e do vijojmë t’i dëshmojmë. Ne s’i ndalim dot njerëzit pa takt, ama kemi disa përgjigje që do t’i bëjnë të mendohen dy herë para se të flasin.
1. “Po, e di, kam pasqyrë”
Nëse unë shëndoshem e di më mirë se të gjithë. Fundja është trupi im, pasqyrë kam, e shoh gjithçka, edhe më mirë se ti.
2. “Më hahet një trileçe”
Kjo ndodh kur ti po më flet.
3. Buzëqesh dhe shikoje drejt e në sy
Ky është një truk psikologjik që e bën personin përballë të heshtë dhe të mendojë se ka diçka që nuk shkon me të.
4. “Mirë unë, por edhe ti”
Po po, nëse ata tregohen të pasjellshëm, kthejua me të njëjtën monedhë.
5. “Po të ha gjë vaktet?”
Nëse je shëndoshur, është trupi dhe përgjegjësia jote dhe personi përballë duhet ta marrë vesh njëherë e mirë.
6. “Je mirë?”
Kështu do ta kuptojnë që po e teprojnë.
7. “Ëhë, edhe?”
Çfarë ka anormale?
Gjithashtu, mbushu me vetëbesim dhe kujto që kilogramët nuk janë aspak një njësi matëse e vlerave, inteligjencës dhe bukurisë tënde.