Një hotel 10-katësh është shembur në Argjentinë, ku dhjetëra persona dyshohet se kanë ngecur nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit janë duke punuar në largimin e rrënojave, pasi një pjesë e hotelit Dubrovnik në qytetin bregdetar Villa Gesell në provincën e Buenos Airesit, u shemb.
Nga shtatë deri në nëntë, përfshirë punonjës të ndërtimtarisë – dyshohet se ishin brenda në momentin kur u shemb.
Këshilli lokal njoftoi se punonjësit e ndërtimtarisë po punonin në projektin që po kryhej pa lejen e komunës. Madje theksuan se këshilli kishte stopuar punën në gusht të këtij viti.
“Në këtë kohë, edhe pse e pamundur të flitet me detaje të sakta të shembjes, mund të konfirmohet se struktura e shembur ishte tentuar të modifikohet ilegalisht”, u tha nga këshilli.