Ballina Ekonomia Bashkitë 67 milionë euro shtesë – Grant sipas perfomancës dhe shtesë për...

Bashkitë 67 milionë euro shtesë – Grant sipas perfomancës dhe shtesë për rritjen e pagave

7
0

Në vitin 2025, granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor do të jetë në shumën 43.1 miliardë lekë nga 36.5 miliardë në 2024 , me një rritje prej 6.6 miliardë lekësh apo 67 milionë euro më shumë.

E shprehur në përqindje, rritja e grantit për bashkitë do të jetë në masën me një rritje prej 18 %.

Por çfarë do të përfitojnë bashkitë nga buxheti i shtetit?

Transferta e pakushtëzuar për vitin 2025, krahasuar me vitin 2024 është 1.8 miliardë lekë më shumë apo rreth 20 milionë euro.

Krahasuar me vitin 2015, vit para zbatimit të reformës administrativo-territoriale, transferta e pakushtëzuar është 7.6%  më e lartë apo 13.9 miliardë lekë më shumë.

Në transfertën e pakushtëzuar të parashikuar për vitin 2025 prej 26.2 miliard lekë, do të shtohen edhe fondet prej 13.2 miliardë lekë transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja të bashkive.

Funksionet e transferuara janë që nga viti 2016 janë personeli mësimor dhe jomësimor në arsimin parashkollor dhe personeli jomësimor në arsimin parauniversitar, ujitja dhe kullimi, shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi (PMNZSH), administrimi i pyjeve, mirëmbajtja e rrugëve rurale, konviktet e arsimit parauniversitar, qendrat e shërbimeve sociale.

Po ashtu do të akordohen edhe 200 milionë lekë grant performance i cili përdoret për herë të parë si mekanizëm financiar në qeverisjen vendore si dhe 3.5 miliard lekë transfertë sektoriale për rritjen e pagave.

Qëllimi i Grantit të Performancës, është të nxisë bashkitë të përmirësojnë proceset e qeverisjes në nivel vendor, që së bashku me kornizën e përmirësuar të politikave, të çojë në ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët. Ky fond akordohet bazuar në kritere performance duke ofruar incentiva për bashkitë për të përmirësuar performancën e tyre

61 bashkitë në vend do të kenë një buxhet në total për të shpenzuar gjatë vitit të ardhshëm në masën  89.9 miliardë lekëve, me një rritje prej 13.2% më shumë se buxheti i vitit 2024.

Shpenzimet e vendorëve janë rritur edhe në raport me PBB, ku për vitin 2025 do të zënë 3.43% të PBB-së nga 2.9 që zinin në vitin 2024 ose nga 2.3% në vitin 2015.