Ballina Kronika Një nga viktimat e atentatit në Shkodër/ Kush ishte Hamza Lici, ja...

Një nga viktimat e atentatit në Shkodër/ Kush ishte Hamza Lici, ja lidhja me të “fortin” e Shkodrës

57
0

Hamza Lici është një prej viktimave të atentatit në Shkodër, ngjarje e ndodhur mesditën e së mërkurës në zonën e Dobraçit. Por Lici, ishte një emër i njohur për policinë.

Ai ishte vëllai i Ibrahim Licit, të arrestuar në Turqi si i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës.

Emri i Hamza Licit lidhet me ngjarje të bujshme në Shkodër. Ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh.

Në gusht 2018 u ekzekutua me kallashnikov Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit.

Në mars 2019 u vranë në derë të shtëpisë Brahim dhe Astrit Bilali. Për krimin e dyfishtë u shpall në kërkim Ibrahim Lici, por vetëm në prill të vitit 2021, u hoq nga kërkimi për mungesë provash.

Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në Shkodër, ku mbetën të vrarë 4 persona.

E vdekur mbeti edhe një kalimtar e rastit në ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë pasdite në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Masakra e kësaj të mërkure në Shkodër, duket të jetë një ngjarje e paralajmeruar. Janë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, nga momenti kur një prej viktimave të sotëm përkatësisht Arlind Bushati, është kërcënuar pak kohë më parë.

Ngjarja është shënuar më 11 tetor të këtij viti, ku sic shihet nga pamjet dy personat të cilët lëviznin me një motor, janë afruar pranë tavolinës ku ndodhej Arlind Bushati dhe disa miqtë të tij. Një prej autorëve të dyshuar, pa zbritur për asnjë çast nga motori, ka nxjerr një armë në dukje automatike, dhe ja ka drejtuar Arlind Bushatit, por nuk është regjistruar asnjë e shtënë.

Kjo situatë ka krijuar panik, tek qytetarët që ndodheshin në lokalin ku qëndronte Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ku ky i fundit ka qenë kandidati i Partisë Demokratike, për kryetar bashkie në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.