Ballina Politika Sondazhi për Tiranën/ Më të rinjtë preferojnë partitë e reja, 50 vjeç...

Sondazhi për Tiranën/ Më të rinjtë preferojnë partitë e reja, 50 vjeç e lart nuk i ndahen PS-së dhe PD-së

33
0

Në sondazhin e Eduard Zaloshnjas qytetarët e qarkut të Tiranës u pyetën si do të votojnë nëse zgjedhjet bëhen sot.

Sa i përket ndarjes moshore rezulton se mosha më e re që mund të votojë, pra 18-49 vjeç ka një preferencë më të madhe për partitë e reja, sesa mosha 50 vjeç e lart që nuk i ndahen partive kryesore.

Në fashën 18-49 vjeç, 47.7% do votonin PS, 31% PD-në, 2.1% parti të tjera të vjetra, ndërsa 19.2% do votonin për parti të reja.

Sa i përket 50 vjeç e lart, 52.7% do votonin PS-në, 32.5% PD, 3.6% parti të tjera të vjetra dhe 11.1% parti të reja.