Ballina Europë Me akuza të forta, arrestohet kryebashkiaku

Me akuza të forta, arrestohet kryebashkiaku

34
0

Një gjykatë turke ka urdhëruar arrestimin e një kryetari bashkie të lidhur me partinë kryesore opozitare të Turqisë, Partinë Popullore Republikane (CHP) për lidhje të dyshuara me militantët e PKK.

Zëvendësguvernatori i Stambollit zëvendësoi Ahmet Ozerin si kryebashkiak CHP të Esenyurt, një zonë ku ka një numër të madh emigrantësh, pasi zyra e kryeprokurorit të mërkurën e akuzoi atë si një anëtar të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të jashtëligjshme.

Ozer ka mohuar akuzat e lidhura me terrorizmin, ndërsa partia e tij ka thënë se do ta mbrojë atë kundër “akuzave të pabaza” .

Qeveria e presidentit Rexhep Tajip Erdogan kontrollon zyrën e guvernatorit, ndërsa CHP kontrollon bashkinë.

Urdhri i gjykatës vjen vetëm disa ditë pasi PKK mori përgjegjësinë për sulmin e javës së kaluar ndaj kompanisë turke të mbrojtjes TUSAS që la pesë të vdekur në Ankara.