Ballina Politika Progres-Raporti i BE-së, Soko: Korrupsioni, elementi kryesor që dobëson Shqipërinë

Progres-Raporti i BE-së, Soko: Korrupsioni, elementi kryesor që dobëson Shqipërinë

4
0

Pano Soko nga Nisma Thurje, progres raporton e Komisionit Europian e sheh në vazhdën e gjithë zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në Shqipëri.

Ai deklaron se thellësia politike që ka shkuar SPAK është akoma e cekët.

I ftuar në një studio televizive, ai tha se progres raporti evidentoi faktin që terreni në Shqipëri është pak konkurrencial, duke nënvizuar se kjo është një gjuhë diplomatike për të thënë që nuk ka konkurrencë.

“Gjithçka ka të bëjë me fenomenin e monopolit që është në Shqipëri. Edhe pse nga pikëpamja ligjore ka pasur përmirësime në kuadrin ligjor, sërish problem është korrupsioni.

Këto sheh raporti i Komisionit Europian. Korrupsioni është elementi kryesor që dobëson Shqipërinë në të gjitha aspektet, dhe në rrugën e integrimin.

Në ambientin e brendshëm korrupsioni është elementi themeltar pse nuk kemi investime të huaja.

Shqipëria për shkak të korrupsionit është vendi më pak atraktiv, më pak atraktiv se Serbia, Maqedonia dhe tani edhe më shumë se Kosova.

Edhe pse avantazhet janë shumë të mëdha, kemi detin, kemi portin. Kosova i merr nga ne nga porti i Durrësit.

Arsyeja kryesore është korrupsioni në administratën publike. Pasi ka ndodhur korrupsioni, drejtësia lufton individin.

Korrupsionin e lufton qeveria, me anë të mekanizmave që ka në dorë.

Progres raporti thotë se lufta ndaj të korruptuarve ka përparuar, por lufta ndaj korrupsionit nuk ka përparuar.

Nëse kemi një trup që e merr seriozisht detyrën në SPAK, kemi nevojën e patjetërsueshme të qeverisë për të marrë para.

I duhen para për të fituar zgjedhjet se ky është cikli që ka krijuar. Vjedhim paratë e buxhetit, me paratë e buxhetit blejmë vjedhjet, është qark i mbyllur.”

Ndërsa Kryeministri Edi Rama thotë se ky është raporti më i mirë, Soko shprehet se ka të drejtën e mikrofonit dhe tha atë që mendon për raportin, në një kohë që nuk është kështu.

Ai shtoi se progres raportet për Shqipërinë, pavarësisht toneve politike të situatës në vend, kanë qenë gjithmonë shumë të ashpra.

“Pavarësisht avancimit në strukturën administrative. Kuadrin rregullator në letër e kemi në rregull, problemi është te zbatimi.

Në të gjitha fushat do kemi patronazhim nga BE. BE pati një emergjencë të brendshme për shkak të luftës në Ukrainë.

Që nga 2012 e deri në 2021, BE kishte rënë në një farë përgjumje. Zgjerimi ishte lënë një agjendë e harruar.

Ndodhi ajo që ndodh rëndom që kur bie një fatkeqësi, fillon reflekton për gjërat dhe BE mendon se ku i kam unë pikat e dobëta.

BE pa vendet që mund të krijonin kanale që Rusia mund të depërtonte, në këtë moment populistët filluan i ulën tonet dhe qeveritë e BE u bënë më të përgjegjshme, por kjo nuk është në meritën tonë.

Nëse nuk do të kishte sulmuar Rusia Ukrainën, populistët çekë do thoshin nuk kemi nevojë për Shqipërinë, do ishim akoma në këtë qerthull.

Të jetë për ne vetëm për kapjen e standardit ekonomik të BE, na duhen 103 vjet. Nuk mendoj që nga ana jonë do ketë progres kaq të shpejtë.

Duhet të jetë i njëjti standard në kohë. Për nga Shqipëria nuk shoh ndonjë shans. Nuk mund të zhvillosh biznes pa pasur bekimin e qeveritarëve.

Po nuk ndryshoi mendësia me të cilën drejtohet vendi, të ndryshohet klasa politike, ndryshe këtij vendi i duhen shumë kohë.

Ne nuk na duhet që vendi ynë të hyjë në Europë, ne duhet të kemi përparime si të BE.”

Lidhur me deklaratën e ambasadorit të BE, Silvio Gonzato i cili vlerësoi punë e SPAK, por tha se ka orvajtje për ndërhyrje të politikës në drejtësi, Soko shprehet se pavarësisht se për ne ajo që po bën SPAK duket shumë, për partnerët nuk është shumë.

“SPAK duhet të jetë më i shpejtë për njerëzit që kanë shkelur ligjin.

Sot pas 5 vitesh nga ngritja e SPAK ne kemi shumë pak shkelës të ligjit para drejtësisë.

Thellësia politike që ka shkuar SPAK është akoma e cekët.

Kemi prekur zëvendëskryeministrin, por jo kryetarët e bashkive.

Erion Veliaj vazhdon të jetë ende në pushtet, kjo është një ngërç te SPAK.”