Ballina Rajoni Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra. Autoritetet: Nuk ka arsye...

Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra. Autoritetet: Nuk ka arsye shqetësimi

84
0

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur sot, në të gdhirë në zonën e Lamias. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti i ndodhur në orën 5:50, ka qenë 5 km në jug-juglindje të Sperchiadës. Thellësia fokale e tërmetit është llogaritur në 8.4 km

Duke folur për ERT-në për tërmetin në Lamia, presidenti i OASP-së, Efthymios Lekkas tha se “nuk është asgjë e veçantë. Ai kishte në qendër Sperchiada. Është një zonë me sizmicitet të lartë, nuk ka arsye shqetësimi, po monitorojmë evoluimin e fenomenit”.