Ballina Aktualitet ‘Furtuna’ në Universitetin e Elbasanit! Policia: Janë 6 pedagogë të arrestuar, një...

‘Furtuna’ në Universitetin e Elbasanit! Policia: Janë 6 pedagogë të arrestuar, një në kërkim! U merrnin studentëve deri në 500 euro për provim

8
0

Policia e Elbasanit shpërndau sot një njoftim zyrtar ku sqaroi se janë 6 pedagogë të arrestuar në fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’, ndërsa njëra është ende në kërkim. Në pranga ka rënë edhe sekseri, i cili mori lekët për tua dhënë pedagogëve.

Pedagogia që ende nuk është arrestuar është Edlira Gugu, e lëndës “Letërsi për fëmijë”

Në kuadër të operacionit policor  nën drejtimin e Prokurorisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: Monika Hodaj, 49 vjeçe, Beatriçe Gani., 58 vjeçe, Florinda Tarusha, 56 vjeçe,  Adrian Shingjergji, 61 vjeç, Ornela Bilali, 50 vjeçe,  Zyhra Gripshi, 37 vjeçe dhe Gazmend Hodaj, 59 vjeç.

Këta shtetas me detyrë pedagogë kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi Gazment Hodaj. Nga kontrolli në zyrat e pedagogëve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tezat e provimeve të studentes” informoi sot policia e Elbasanit.

Operacioni u kodua “Teza” dhe u nxit nga denoncimi në një emision investigativ. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes. Të 7 pedagogët janë të pezulluar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Emrat e pedagogëve të pezulluar dhe të arrestuar 
1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
6. Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
 7. Gazmend Hodaj, sekser
Në kërkim
1. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.