Ballina Editorial Gjashtë muaj para zgjedhjëve si do përplasen Sako dhe Zaza të PS...

Gjashtë muaj para zgjedhjëve si do përplasen Sako dhe Zaza të PS me Bylykbashin dhe Hotin të PD

64
0

Nga Artur Llana

Vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve ku PS po shkon e sigurtë për të fituar duke burgosur deputetë të saj dhe PD po endet rrugëve në kërkim të largimit të Ramës për një proces jo të manipuluar, Durrësi shfaqet si një nga qarqet që do të ndikojë shumë në fatin e zgjedhjeve dhe në fakt këtë e ka bërë përherë.  Kur PS po i burgosen deputetë dhe është në kërkim të një listimi jashtë atyre tre të cilëve morën më shumë vota për të hyrë në burg, PD po mjaftohet duke thënë se lideri i tyre është i burgosur politik. PS që e ka traditë “ngrënien” e “këlyshve” të saj tashmë si përgjegjësi personale e një sistemi drejtësie të monitoruar nga ndërkombëtarët, PD duket se po shfrytëzon një mllef qytetar që jo vetëm sa vjen e shtohet, po që i ngjan një dallge që nuk po gjen vend të shpërthejë.  PS është kthyer në një fole, ku kanë filluar të hanë njëri tjetrin, ndërsa PD ka bërë gati zjarrin politik në oxhak, po nuk po gjen njeri ti fryej për t’a ndezur.  Kjo situatë mund të jetë në të gjithë vendin, po Durrësi edhe për specifikën e votes, po edhe ndikimin në votë të bandave, jo me armë po me tendera ka nxjerr në treg të paktën dyshen e parë politike që do të përballen edhe nisur nga ato që thashë më sipër.  Pavarsisht sondazhëve dhe llogarive që bëjnë të dyja partitë, PS e ka të pamundur të marrë më shumë se 7 deputetë, ndërsa PD i duhet të mbulojë zonën gri për të qenë në pozicionin që i mungon prej disa zgjedhjesh. Përtej sondazhëve politike, ajo që duket se do të vendosë në Durrës është dyshja politike që do të drejtojë, të paktën dy forcat kryesore, pasi të gjitha lëvizjet deri me shtabe apo rrjete sociale nuk bindin përvec dy partive të mëdha.  PS do të përballet në këtë fushatë me Emirjana Sakon si drejtuese politike dhe natyrisht Luan Zazën si keu i PS. Pavarsisht nivelit politik të tyre që po kompesohet nga pushteti dhe po bën me zemër atë që duhet të merret në fakt me zemrën.  Drejtuesja politike e PS, një emër i gjetur në zyrat e Vangjush Dakos, (i akuzuar për një akuzë që duhet ta lirojnë dhe ti ngarkojnë disa të tjera) Emirjana Sako është nën akuzë për shpërdorim fondesh në lidhje me procesin e rindërtimit pas tërmetit të 2019-ës. Ka pasur akuza me fakte sipas opozitës, madje nga të dy krahët e saj, lidhur me transparencën e menaxhimit të fondeve dhe me mënyrën se si janë zbatuar projektet e rindërtimit. Këto akuza jo vetëm që kanë shkaktuar debate por dhe kanë ngritur shqetësime në opinionin publik në lidhje me administratën e saj. Akuzat e fundit ndaj sakos se ka përdorur fonde për të rindërtimit për të paguar energjinë, apo ka favorizuar miliona euro tenderime duket se do të kenë një kosto të lartë edhe në përballjen me elektoratin.  Emirjana Sako është kliente e SPAK, lidhur me çështjen e inceneratorëve në Shqipëri. Ka akuza dhe dyshime për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve publike në lidhje me ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorëve, duke përfshirë Durrësin. Po ashtu ka akuza ndaj Emirjana Sakos për favorizime në tendera, duke pretenduar se ajo ka favorizuar kompani të caktuara në procesin e tenderimit për projekte të ndryshme, përfshirë ato të rindërtimit dhe infrastrukturës. Këto akuza lidhen me dyshimet për korrupsion dhe mungesë transparence në proceset e tenderimit. Kjo ka shkaktuar shqetësime në opinionin publik dhe është bërë pjesë e hetimeve nga SPAK. E gjitha kjo e ka vënë në dyshim reputacionin e saj për të qenë drejtuese politike dhe aq më shumë e besueshme qoftë edhe për elektoratin e PS që është katandisur në një elektorat thjeshtë punësimesh dhe ka humbur shumë nga ajo që quhet e majta e mirfilltë.  Personi i dytë që do të drejtojë fushatën është Luan Zaza, një emër shumë herë më eunuk politik, po edhe po aq i përfolur për abuzime. Luan Zaza edhe pse nuk ka qenë dhe madje as nuk është një person politik shpesh në pozicionet që ka mbajtur në dukje të rëndomta, por me shumë para dhe tendera, është akuzuar për shpërdorim të detyrës, korrupsion, ose keqmenaxhim të burimeve publike. Skandali në varrezat e Durrësit përfshin akuza për abuzime dhe shpërdorim të detyrës nga autoritetet lokale. Mediat kanë publikuar fakte madje me dhjetra gazeta Bulevard për shkelje të rregullave dhe keqmenaxhim të varrezave, duke përfshirë probleme me administrimin e hapësirave dhe shërbimeve që ofroheshin për familjarët e të ndjerëve. Por ndaj Zazës nuk kanë munguar edhe akuzat si drejtues i shërbimeve komunale në Durrës, i përfshirë në akuza në abuzime lidhur me pastrimin e qytetit. Madje ky lloj shërbimi jo vetëm që nuk i është ofruar qytetarëve sipas asaj që është parashikuar por ka krijuar edhe problem të denoncuara. Madje gjërat kanë shkuar edhe më tej duke e bërë klient të SPAK edhe vetë zotin Zaza për menaxhimin e kontratave për pastrimin, ku ka pasur lidhje korruptive mes zyrtarëve dhe kompanive që ofronin këto shërbime. Të dy këta njerëz do të drejtojnë fushatën e PS në Durrës politikisht, duke qenë asnjëri prej tyre politikan po thjeshtë njerëz që kanë pasur dhe kanë në dorë akuzat që u thanë më lartë.  Ndërkohë opozita ose më saktë PD, që pritet të jetë edhe përplasja më e madhe me PS ka vënë në drejtimin politik të kësaj fushate dy emra të njohur për durrsakët. Drejtimi i fushatës në Durrës i është besuar Oerd Bylykbashit. Bylykbashi është një nga emrat e njohur të politikës shqiptare dhe jo vetëm nga PD. Ai prej vitesh është deputet dhe ka marrë pjesë në disa komisione me karakter politik. Ai ka shërbyer në pozita të ndryshme brenda partisë dhe është angazhuar në çështje politike. Bylykbashi gjithashtu është i njohur për aktivizmin e tij në fushata elektorale dhe i angazhuar në përmirësimin e ligjeve dhe reformave në Shqipëri. Oerd Bylykbashi ka qenë drejtues i PD në Durrës, madje në momentet më të vështira të një përplasje që do të ndodhte brenda saj. Bylykbashi i ofruar në PD nga një prej emrave të njohur të PD pas vitëve 2005, Sokol Olldashi, ka qenë tipiku i burokratit, por kurrë i akuzuar për korrupsion apo abuzime. E gjitha kjo e parë në syrin e institucionëve të drejtësisë dhe jo akuzave politike apo mediatike.  Krah Bylykbashit do të jetë një emër tjetër që ka mbajtur në PD vetëm funksione politike duke qenë kryetar i saj për herë të dytë, Luan Hoti. Zoti Hoti kohët e fundit edhe pas asaj që ndodhi në PD, është angazhuar politikisht. Dy herë kryetari i degës së dytë më të madhe në vend, PD, aktivitetet e tij shpesh përfshijnë organizimin e takimeve me qytetarët dhe pjesëmarrjen në ngjarje lokale dhe ajo që bie më shumë në sy, Luan Hoti ndryshe nga Luan Zaza, nuk është njohur për akuza të drejtpërdrejta për korrupsion ose abuzime. Në të gjithë këtë situatë, gjashtë muaj para zgjedhjeve të paktën kemi dy lojtarët kryesorë që do të drejtojnë fushatën, në një nga qytet që pritet me mjaft interes për të vendosur fatin e zgjedhjeve. Natyrisht që dora e fundit do të jenë emrat e të dy partive kryesore po edhe të tjerave që do të hyjnë në garë, por ajo që bie në sy fillimisht është përplasja e profilit të lartë politik të Bylykbashit me një “socialiste” të krijuar në zyrat e shërbimit, që po menaxhon fondet dhe i duhet të shkojë edhe si kliente në SPAK jo vetëm për një akuzë. Këtu nuk bëhet fjalë për përballje politike pasi Sako e ka të zgjidhur dhe i fut një të ikur, por bëhet fjalë për shpalosjen e një alternative para elektoratit që nuk janë militantët po janë akuzat që duhet edhe t’i përgjigjet në takimet që do bëjë nëse do shkojë. Pa as më të voglin dyshim, mënyra se si ka ardhur në drejtimin e bashkisë, menaxhimi që i ka bërë asaj dhe aq më shumë akuzat e rënda të fonëve të shpërdoruara, përjashtuar këtu ngritjen e pagës që e ka bërë hapur të paktën do të ndikojnë në mënyrën se si elektorati e percepton atë dhe partinë. Përballja e dy “Luanëve” duket se është edhe më e thjeshtë. Profili i tyre politik pavarsisht që kryesojnë dy partitë e mëdha në Durrës është dueli i një përplasje që favorizon Luan Hotin, i cili nuk ka pse bën debat me një njeri që akuzohet për shitje varrezash, për abuzime me tendera, për punësime nepotike dhe aq më shumë që është një klient i SPAK.  Natyrisht që lista e kandidatëve është një tjetër çeshtje dlikate, por ajo që bie në sy në elektorat është se sondazhet duket se i ka marrë në dorë SPAK-u. Nëse ndodh kështu Luani i PS ka më shumë gjasa…!