Ballina Dossier Ish-gjyqtari i komunizmit: Kam dhënë 6 dënime me vdekje, peng kam vendimin...

Ish-gjyqtari i komunizmit: Kam dhënë 6 dënime me vdekje, peng kam vendimin për atentatin me bombë ndaj Ramiz Alisë

77
0

Ish-gjyqtari Shefqet Muçi i ftuar në emisionin “Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV flet për kohën kur jepte dënimet me vdekje në regjimin komunist.

Ish-gjyqtari thotë se vetë ai ka dhënë deri në 6 dënime me vdekje. Por ish-gjyqtari ende sot ka një peng që ka të bëjë me atentatin ndaj Ramiz Alisë.

“Të ishte në kolegjin penal të Gjykatës së Lartë nuk i shmangeshe dot edhe dënimeve me vdekje. Në atë kohë nuk kishte dënim të përjetshëm, por dënim me vdekje.

Nuk kam dhënë shumë dënime kapitale. Burgimi ishte deri në 25 vjet, ose me vdekje për një kategori të caktuar.

Unë kam dhënë 5-6 dënime me vdekje. Për ordinerët do ta jepja edhe sot dënimin me vdekje. Ka pasur edhe raste që duheshin falur, edhe nuk janë falur.

Unë kam një peng vetë. Ka të bëjë me krimet kundër shtetit, atentati ndaj Ramiz Alisë. Në vitin 1983, Ramiz Alia ishte kryetari i Presidiumit. Kishte për të bërë një vizitë në Has në 1984-ën.

Ishte mbledhur populli, doli Ramiz Alia të fliste. Një djalë i ri ishte në rresht të parë, një ushtar i thotë kalo mbrapa, ai kalonte mbrapa, pastaj dilte prapë përpara.

Në një moment u nis ushtari ta marrë edhe t’ia çojë shefit. Kur doli në rreshtin e tretë, futi dorën në xhep me shami, i jep të vëllait diçka. I arrestuan të dy, i gjetën bombën në xhep.

Kur e pyeta në gjyq ai më tha që e kishte për njërin me të cilin ishte zënë. Nëse do t’i dilte para do ta qëllonte me bombë që ta vriste.

Pas tre muajsh e pranoi ai që bombën do ta hidhte në tribunë. Prokurori kërkoi 4 veta pushkatim nga ata, gjykata dha dy veta pushkatim, por unë isha i bindur që Ramizi do ta falte edhe njërin. Nuk e fali. U zhgënjeva shumë”, tha ish-gjyqtari.