Nga Mark Brunga
Para disa ditësh, në bregdet është tentuar të grabitet skulptura e “Peshkatarit” dhe e një gruaje nudo që është instaluar pak metra pas kurrizit të tijë. Po të dytën nuk kanë arritur ta dëmtojne sepse është me përmasa të mëdha dhe me peshë të madhe.
“ Peshkatari” është një vepër mbresëlënëse e skulptorit të talentuar Dylber Neziri, e cila prej disa kohësh ka zënë vënd natyrshëm në bregdetin durrsak dhe tashmë është kthyer në një atraksion të mirëfilltë turistik. Objekti ka sfumuar deri emrin e ndertimit të njohur në këtë zonë si “Sfinksi”. Më parë shume vetë vendosnin si pikë takimi “Sfinksin”, ndersa tani ka hyrë termi: takojmë në ora X tek “Peshkatari”. Ose të pres te “Peshkatari”. Një kolege nga Korça, Iris Rezhda 2 vite më parë kur po shëtiste në bregdetin e zonës , u mahnit nga skulptura e bukur , që simbolizonte edhe nje traditë shumëvjeçare të banoreve të Durresit, që gjenin prehje pranë këtij bregdeti duke u shlodhur nepërmjet gjuetis me grep të peshkut. Dhe ka realizuar me këtë rast një nga fotot më të bukura artistike me peshkatarin. Megjithëse, në foto ka shkruar “…në bisedë…” ky shënim nuk ka qënë i nevojshëm. Pasi harmonia e qëndrimit të sajë sup me sup me peshkatarin dhe gishti tregues në një drejtim me atë të kallamit duket sikur i ka dhënë frymëmarrje objektit prej bronxi dhe po bisedojnë vertete…
NGjARJA
Po këtë objekt, duke qënë se përveç vlerave artistike ka edhe rreth 200 kg peshë në bronx, kjo ka bërë që ta vënë në shënjestër me sa duket për ta rikthyer në ndonjë fonderi pirate për shkrirje. Ashtu sikurse ka ndodhur më parë edhe me skulpturën në bronx të profesorit të nderuar Sabri Tuçi. Ka qënë fryma qytetare dhe kurajo e një banori të lagjes , atë mbrëmje me kohë të keqe, i cili kur ka parë se në muzg në afërsi të “ Peshkatarit” janë afruar disa persona të maskuar me kapuçë është shqetësuar dhe ka reaguar në mbrojtje të “banorit të bronxtë” të pasaportizuar si vëndas tashmë në këtë lagje. “Kapuçonët” duke përfituar nga errësirajanë afruar me nje mjet dhe më pas kanë kanë luftuar me leva druri dhe hekuri për ta shkulur, pasi kishin provuar më parë nudon në afërsi. Ato e kanë dëmtuar peshkatarin por nuk kanë arritur ta shkulin tërësisht nga vëndi ku ishte. Kjo pasi banori u ka bërtitur dhe pas nderhyrjes ka njoftuar policinë si dhe punonjësit e ndermarrjes se gjelbërimit. Të cilët kanë shkuar shumë shpejt. Po ashtu edhe autori u njoftua. Pasi vërejtën me imtësi konstatuan se ishte deformuar pozicioni që kishte më parë dhe kjo kishet ardhur nga se i ishte dëmtuar prexhioniri i montimit mbi bazamentin e gurtë. Nderhyrja kishte bërë që krahas deformimit të të parit të këputej prexhioneri tjetër. Persona që ishin të pranishëm treguan se si u soll menjëherë mjeti i heqjes se objektit një autovinç dhe u ngarkua me shumë kujdes në mjet transporti. Vepren e dëmtuar e shoqëroi autori i cili mori përsipër rirestaurimin e objektit. Ata treguan se për të siguruar jetegjatesi do vendosen materiale inoksidabël tek perxhioneret e lidhjes të bazamentit, material ky që është më rezistent ndaj korrozionit që shkaktojne kripërat e detit në afërsi.
SKULPTORI: ËSHTË HERA E 4-TË QË E DËMTOJNË.
Në kontaktin telefonik që kishim me autorin Dylber Neziri mësojmë se ky rast nuk është i vetëm, pasi dëmtimet kanë qënë të shpeshta tek ky objekt. Ai tregoi se si nje person që i kishte parë i kishte kërcenuar hajdutët të cilët ishin larguar pa e realizuar aksionin e grabitjes së vepres. Te paktën në 4 raste kanë qënë dëmtime të rënda më tha Neziri, pasi rreth 3 herë jam detyruar për ta marrë skulpturën nga bregu ku është montuar për ta riparuar në fonderine ku dhe është derdhur në Tiranë. Këtë rradhë dëmtimi është më i rëndë pasi është tentuar për ta grabitur duke u përpjekur që ta shkulin me leva nga vëndbazamenti ku ishte montuar. Njëra lidhje ose prexhionierë është shqyer, ndersa struktura tjetër ka qënë më rezistente. Mbase edhe atë do ta kishin shqyer, por frika e nderhyrjes së policisë, e cila ka shkuar shpejt në vënd ngjarjen e ndodhur, ka bërë që keqbërësit, të largohen menjeherë. Duke e lënë të mënjanuar skulpturën. Autori rendit dhe dëmtimet e bëra: herën e parë i u dëmtua kallami i peshkimit. Tashmë së fundëmi që është edhe më e rëndë bazamenti dhe nje pjesë e shasisë së vënd montimit ka pësuar dëmtime të renda. Për eleminimin e dëmeve ne objekt do të përdoren përveç materialeve të tjera edhe inoks që është siguruar sikurse mësuam nga autori. Kjo do të siguronte nje lidhje më solide,për ta bërë edhe më rezistente skulpturën ndaj sulmeve vandale që mund ti ndodhin ndoshta edhe në të ardhmen.
PRECEDENTET
Skulptura e peshkatarit, është vendosur në vitin 2016 në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Në 8 vite “pasaportizimi” që ka pasur në bregdet, i janë shkaktuar, sikurse tha autori, rreth 4 herë dëmtime serioze. Saqë ka pasur ide për ta lyer me graso, me qëllim që të mos mund të afrohen ngjitur me të vandalizuesit e tijë. Por kjo nuk ka qënë rruge zgjidhje. Skulptura ka fansat e vet saqë deri tani janë me mijra foto të bëra nga durrsakët, që realisht e duan këtë simbol atraktiv, por edhe nga bashkëatdhetaret tanë që jetojne ne viset e tjera ballkanike. Po edhe turistë të shumtë që kalojnë andej dhe u terheq shikimin. Më pas prefrojnë një foto në shoqërine e tijë. Foto kanë bërë madje edhe kur ai ka pasur dmëtime. Në korrik të vitit 2016, pak kohë pasi qe instaluar pranë “Sfinksit”, i vodhën kallamin që mbante në dorë, më pas atij i kanë thyer edhe dorën…po dhe këto gjymtime nuk i kanë penguar njerezit të bëjne nje foto. Po sikurse me peshkatarin, Neziri thotë se dhunime kanë ndodhur edhe në skulpturen e Bob Dilanit, që ka po të njëjtin autor. Ai thotë se i është dashur që ta riparojë edhe atë disa herë. Pasi i kanë vjedhur harmoniken (sazen) si dhe disa herë telat e kitares. Por që janë riparuar nga skulptori i talentuar. Interesant është fakti që në se sulmet ndaj peshkatarit mund te justifikohen me kërkesën për vjedhje të bronxit të tijë, sikurse theksuam mund te jene rreh 200 kg peshë, është interesante se dëmtime kanë ndodhur shpesh edhe me dy” Gladiatorët” e skulptorit Janaq Paço, në një nga lulishtet pranë rrugës “Taulantia”. Që janë prej betoni dhe materiali nuk i hyn në punë askujt. U janë demtuar mburojat dhe shpatat e dy gladiatorëve ilirikë, që u a kanë zëvendësuar disa herë. Po ashtu janë zëvendësuar syzet e John Lennon. Rreth 2 vite më parë, ekzaktësisht në muajin shtator 2022, statujës së Tina Tërnerit i u thyen këmbët.
SHQETESIMI
Dylber Neziri shpreh keqardhjen e tije se si është e mundur që në Durres të ndodhë nje fenomen i tillë i dëmtimit të veprave artistike. Dhe ky është nje fenomen që nuk ndodh në asnje qytet tjetër të vëndit. Pra është vetëm fenomen Durrsak. Pasi përkundrazi në çdo qytet tjetër ato ruhen e mirembahen nga banoret. Durresi është qytet me prurje të mëdha turistike dhe vëmëndja ndaj objekteve të artit ambjental duhet shtuar më shumë si nga opinioni qytetar, po ashtu dhe nga një rritje vigjilence e organeve të pushtetit. Pas “emigrimit” të detyruar të peshkatarit, riparimet e dëmve të tija në fonderine e Tiranës po shkojne drejt fundit, dhe pritet që këto ditë ai të rikthehet në bregdet ku do të vijojë të “gjuajë”… Pavarësisht se rikthehet si një i plagosur me fraktura të shumta nga spitali. Dhe me gjithë këto raste të ndodhura askush nuk është vënë përpara përgjegjesisë…