Ballina Politika PS në Durrës do të nisë fushatë lëvizje drejtorësh, ndërsa përfolen emra...

PS në Durrës do të nisë fushatë lëvizje drejtorësh, ndërsa përfolen emra për kandidatë ata që kanë para dhe që pas ju vijnë të fortët

67
0

Partia Socialiste në Durrës pritet të nisë së shpejti një fushatë ndërrimi drejtorësh por edhe në nivele të tjera. Burime nga PS kanë bërë të ditur se afrimi i zgjedhjeve dhe ajo se me çfarë po përballet PS që duket se garën nuk e ka me opozitën po me veten e saj që po goditet nga Spak. Kjo ka bërë që shumë emra të cilët ishin të lakuar për të qenë në listën e PS, tashmë i kanë thënë lamtumirë asaj, ndërsa duket se strategjia që po ndjek Rama në Durrës është të krijojë një listë ku do të favorizojë emra që do të hyjnë nga lista pas problemeve që do të kenë në SPAK. Emrat e njohur të PS në Durrës që kanë disa mandate duket se nuk do të jenë më të listuar, ndërsa ju është kërkuar të punojnë për emra të rinj të cilët pritet të ndryshojnë dhe imazhin e PS në zgjedhjet që nuk janë larg. Kjo nisur edhe nga një fakt i thjeshtë ku tre nga emrat kryesorë të Ps që morën më shumë vota në Durrës, tashmë janë në burg me akuza nga SPAK. i fundit duket se ka qenë Cyrbja, po që pritet se ka hapur dritë jeshile edhe për të tjerë, ndoshta jo në nivel deputetësh, pasi ata janë tashmë të vetdiskredituar, porn ë nivele ish drejtorësh apo edhe drejtorësh actual që kanë mbajtur peshën kryesore në fushata. Si asnjëherë tjetër PS ka nisur brenda vetes një gjueti emrash për ti nxjerr në fron përballë qytetarëve, por duket se aq shumë e ka ndotur pushteti në këto tre mandate saqë asnjë nga ata që përfaqësojnë PS nuk mund të përballet me qytetarët. Imagjinoni se çfarë mund ti thotë prefekti i Durrësit, një debil politik, qytetarëve në fushatë, apo drejtues të nivelëve të tjera. Këtu nuk bën përjashtim as edhe drejtuesja politike që është njeriu më i akuzuar jo vetëm nga qytetarët po edhe nga drejtësia. Për të evituar këtë situatë PS ka vendosur të nxjerrë në treg emra të rinj, madje shpesh qesharak të cilët pritet të marrin poste drejtuese për të qenë të njohur nga qytetarët durrsak. Dy janë kriteret që po ndiqen në këtë drejtim. I pari është që të mos ketë lidhje me SPAK ose të jetë i dyshuar prej tij dhe i dyti është se duhet të ketë një mbështetje të të fortëve, prapavijë që vjen nga lidhje të dyshimta të krimit që Sako po krijon në Durrës. E gjitha kjo ka vënë në panik administratën, e cila mban sytë te partia dhe i është turrur mbledhjeve saqë të duket se PS nuk është parti politike po strukturë pushteti. Javën që vjen bëjnë me dije burimet për bulevard pritet që të nisë edhe lëvizja e drejtorëve që do të prekë drejtues të Portit të Durrësit, por edhe nga pjesa e emëruar e administratës së Universitetit. PS ka ndezur dritën e alarmit pasi ka konsumuar të gjithë figurat e saj dhe në pritje të emrave të rinj, ata që janë në dyert e SPAK po largojnë ata që kanë punësuar vetë.