Ballina Europë Transporti i emigrantëve në Shqipëri, Italia nuk ‘bindet’ pavarësisht vendimit të gjykatës...

Transporti i emigrantëve në Shqipëri, Italia nuk ‘bindet’ pavarësisht vendimit të gjykatës së Romës

6
0

Nga e hëna “Libra”, anija e Marinës, do të kthehet në stacionin e saj 20 milje nga Lampedusa për të patrulluar ujërat dhe për të mirëpritur emigrantët e shpëtuar në Mesdhe për të kryer kontrollin e parë në bord dhe më pas për të transportuar për në Shqipëri, vetëm burrat e rritur “jo vulnerabël” dhe që vijnë nga vende që konsiderohen të sigurta sipas legjislacionit italian.

Në thelb, Gjykata e Romës vendosi se procedura e përshpejtuar e kufirit nuk mund të zbatohet për emigrantët që vijnë nga vende që konsiderohen të sigurta vetëm nga Italia dhe jo nga legjislacioni evropian. Tani është e qartë, për Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, nuk vend nuk mund të përcaktohet i sigurtë, nëse edhe një pakicë e vogël qytetarësh janë në rrezik dhe i takon gjyqtarit përgjegjës që të dallojë rast pas rasti nëse riatdhesimi do të rrezikonte jetën e personit.

Prandaj nëse do të ndiqeshin kriteret e Gjykatës së BE-së, Roma do të duhej të rishikonte listën e saj të vendeve të sigurta, duke përjashtuar për shembull Tunizinë, Egjiptin apo Bangladeshin nga ku vijnë shumica e azilkërkuesve. Kjo do të ishte fundi i projektit “Albania”.

Ndërkohë pas nisjes dhe kthimit mbrapsht të grupit të parë të emigrantëve në tetor, pas përplasje së mëvonshme kokë më kokë me gjyqësorin, sherrin e nxehtë politik dhe polemikat mbi kostot e operacionit, qeveria italiane po përpiqet sërish të vijojë me zbatimin e marrëveshjes, e forcuar kësaj here nga një lëvizje e duhur.

Më 21 tetor, qeveria e Giorgia Melonit miratoi një dekret ligjor që shënon përmirësimin e listës së saj të “vendeve të sigurta”, e cila kaloi nga normë dytësore në primare, me qëllim që ta forcojë dhe ta imponojë si prioritare, në hierarkinë juridike, në raport me udhëzimet e Gjykatës Evropian

A do të ketë sukses nisja e dytë? Në realitet, mund të mos mjaftojë të vazhdohet pa pengesa dhe polemika të tjera. Të martën e kaluar mbërriti dokumenti i parë zyrtar që vë në dyshim legjitimitetin e këtij vendimi: Gjykata e Bolonjës, duke shqyrtuar një ankesë të paraqitur nga një tridhjetë vjeçar nga Bangladeshi, të cilit i ishte refuzuar azili, i kërkoi Gjykatës së Drejtësisë së BE-së të përcaktonte nëse dekreti i qeverise nuk duhet të zbatohet duke qenë se kriteret e përdorura nga qeveria në përcaktimin e një vendi “të sigurt” bien ndesh me ligjin evropian. Kjo është për të shmangur rrezikun e një deportimeve në shkelje të parimit të mos-kthimit, parim ky thelbësor i të drejtës ndërkombëtare.

Ndërkohë kampet emigrantëve në Shëngjin dhe tre objektet e akomodimit në Gjadër, ai për azilkërkuesit, ai për emigrantët që do të riatdhesohen e burgu, prej dy javësh kanë mbetur pa “mysafirë” por të populluar nga thuajse 300 punëtorë: përkthyes, pastrues, personel mjekësor dhe infermierët, oficerët e policisë, policia financiare dhe karabinierët. Një tjetër shenjë se pavarësisht fillimit “ters” qeveria italiane është e vendosur të ecë përpara është komunikimi që u shfaq dje në faqen e Ministrisë së Drejtësisë për kontratën e pastrimit në kampin në Gjadër që i është caktuar një kompanie nga Tirana, “Pastrime Silvio”, ku do të paguhet 48 mijë euro për 6 muaj./Corriere della Sera