Xhaxhi militant, që sapo ka shkelur në redaksi ka thënë se ky emër duhet të hiqet nga rubrika me mirëkuptim, pasi ndryshe do t’ua bëj siç ua bëri Tatja i Qerretit dhe do t’u hedh në gjyq. Madje ai ka shtuar se atij nuk kanë çfarë ti bëjnë dhe nuk e nxjerrin dot me bibilush përjashta se nuk i duket fare.
Gjithsesi stafi është munduar ta qetësojë xhaxhi militantin që nga numri i ardhshëm do të jetë xhaxhi patrazhonisti, si ka qejfë ai ta shqiptojë këtë fjalë. Si e kanë qetësuar dhe i kanë vendosur para një teke ai ka thënë se ka pasur një histori të trishtë me një nga ata të zonës së parë operative që i doli dhe kurshëri dhe tani po bashkëpunojnë bashkë. Për çudinë e të gjithëve xhaxhi patroazhonisti ka treguar për herë të parë një histori me një posedues të një adrese ku fyen dhe shan çdo ditë, por që vjen nga një vend disi i ftohtë. Ai ka qenë oficer atë kohë dhe ka lidhje me kohën kur e kapi në bunker dhe atë dhinë që kishte dy ditë që kishte humbur dhe pasi u mor vesh ngjarja, këshilli i fshatit kishte vendosur ta bënte synet, se mos merrte ndonjë infeksion nga dhija. Ashtu u bë dhe një nga kirurgët më të mirë të asaj zone që kishte operuar edhe gjatë luftës i tha se e bënte ai këtë punë por kishte një problem. Ma sillni në verë tha se tani nuk di se çfarë ti pres. Mjeku që nuk jeton më nuk e dinte që dashnori i dhisëa tëherë, sot është një nga durrsakët e legalizuar që po bën karrierë në rrjetet sociale duke pas edhe mbështetjen e një patrioti të tij po nga zona parë operative.
Mbeska që e dëgjonte për herë të parë këtë ngjarje tentoi të kuptonte se çfarë ndodh në verë me këtë proces, po ai i tha se duhet të konsultohet me gjinekologun. Më pas xhaxhi patarazhonisti ka thënë se PS e ka nisur seriozisht garën. Madje sipas tij ajo ka nisur të vër edhe kriteret kryesore që do të kenë kandidatët, sidomos ata meshkuj. Sipas tij kushti i parë që i ka vënë edhe kryesia është se cili nga drejtorët apo njerëzit e njohur të Gjushit i ka cuar atij peshkun më të madh në burg.
Pasi kanë bërë një sondazh në pikat e shitjes së peshkut në Durrës rezulton se asnjë nga drejtorët ose ish drejtorët nuk e përmbush këtë kriter duke lënë të hapur rrugën për të bërë edhe qarkullime në frymën e rinovimit të partisë.
Të vetmit që i janë afruar deri diku këtij kriteri kanë qenë Tori, Roni dhe nja dy të tjerë që kishin lidhje me peshkimin. Por nga matjet që ka bërë Luani i komunales rezulton se asnjëri nga peshqit që i ka shkuar Gjushit në burg nuk kapte përmasat e arkivolit që ai shiste. Habia se si në Durrës për një vit nuk është kapur një pesh kaq i madh ka bërë që të ketë tronditje në kriterin e parë për kandidatët meshkuj të PS, ndërsa është vendosur me konsenss që për kandidatet femra mjafton që ti kenë çuar edhe një sardele se përputhej me shijet politike të partisë për strategjinë që ajo ka për peshkimin.
Roni është ankuar se gjatë ditëve të para që është arrestuar Gjushi, anijet nuk kanë dalë në det dhe ai nuk ka mundur të gjej peshk të madh, por ky version ka rënë edhe për faktin se Roni e ka emrin në SPAK dhe nuk mund të kandidoj. Problemi është te emra të rinj që do të rinovojnë partinë, që do të sjellin frymë të re dhe aq më shumë që do ta bëjnë atë fituese në Durrës.
Këtu duket se ka hyrë në lojë Tori i Çelës së tenderave të dyqanit të tij. Ai ka thënë se ka shkuar deri në Shkodër për të gjetur një krap të madh, po ka hasur me rezistencën e Luanit të komunales që e ka quajtur krapin peshk muti. Tori ja ka kthyer duke i thënë se me mutin është marrë ai që po qelb edhe PS po duket se gjërat janë qetësuar nga vetë Luani, i cili ka thënë se nuk është momenti për të sqaruar këtë gjë, por për të peshkuar kandidatë. Ani në thithjen e parë ka thënë se puna e peshkut ka qenë gjithnjë problem dhe kur ka qenë në Rinia ai vetëm të vegjël ka ngrënë. Në thithjen e dytë ka thënë pastaj se peshq ka, po nuk ka profesionista për ti kapur. Emiljani që i ve vulën të gjithë vendimëve ka thënë se ai nuk di të gjuaj, por i ka rënë tregut vërdallë për të gjetur një peshk të madh dhe nuk ka mundur ta gjente. Ka qenë vetë Gjushi ai që ka thënë se ky kriter duhet të hiqet, se ai i mirëkupton të gjithë dhe se nuk ka asnjë qejfmbetje me drejtorët dhe pse nuk janë marrë vesh dhe shpesh ja kanë cuar peshkun edhe të skuqur po edhe me pilaf. Gjushi ka folur si lider dhe ka thënë se do të kemi edhe raste të tjera por gjithçka duhet të kordinohet mirë që të mos mbetemi vetëm te peshku. Më pas gjërat kanë shkuar te trashgimia e partisë ku ka pasur edhe aty shumë debate. Duke qenë se një pjesë e mirë e drejtorëve që ka emëruar Gjushi kanë ikur për lesh ose po presin radhën për të blerë gjelin te SPAK, kjo është menduar si më serioze dhe për dreq përsëri ka dalë në skenë Roni. Ai ka thënë se PS po ecën në rrugën e duhur. Ky burri më mori mua në krah, ashtu si ju mori të gjithëve dhe ky sakrifikoi për ne sic nuk e bëmë ne kurrë. Unë jam i pari që tërhiqem edhe nga trashgimia e PS. Nuk jam unë njeriu i duhur për të qenë pasardhësi i Gjushit, i këtij njeriu që na e shtroi rrugën me beton dhe na tha ecni koqe se burgun e bëj unë për ju. Pra sic edhe e thashë më lartë unë tërhiqem nga trashgimia. Le ta marrë dikush tjetër stafetën. Fjalët e Ronit kanë shkatuar lot në sallë dhe për më shumë ata kanë emocionuar edhe vetë Gjushin, i cili ka thënë se falë Ronit ai mundi të bëjë karrierë, falë atyre trapave që i mblidhte në Spitallë mundi të na japë fitoren dhe në nder të kësaj ai ka shpërndarë edhe dy foto eksluzive që kanë pushtuar rrjetin. Këto dy foto le të jenë trashgimia jonë se ashtu si e ndihmova unë Ronin ashtu po më ndihmon dhe ai sot. Le ti kemi këto dy foto si trashgimia e PS që korri dhe po korr kaq shumë suksese. Unë jam krenar që kam rritur kuadro të tillë dhe jam i lumtur që vijnë si zogj poshtë shtëpisë sime duke duartrokitur dhe duke marrë mend. Kjo është PS, këta janë investimi që unë bëra, këta janë e ardhmja e PS, po qe se nuk shkojnë në SPAK deri në zgjedhje.