Ballina Politika Kryemadhi flet pasi u paraqit në SPAK: Do njiheni me të vërtetat...

Kryemadhi flet pasi u paraqit në SPAK: Do njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores! Zero komunikim me Metën

126
0

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje.

Pa daljes nga SPAK, Kryemadhi tha se do ta zbatojë masën e sigurisë, dhe do të përballet me padrejtësinë.

E pyetur nëse ka pasur komunikim me Ilir Metën, ajo tha “zero”.

“Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem me padrejtësitë që bëhen. Po bëj mbrojtjen time ligjore, kam konstatuar një sërë shkeljesh ligjore të akuzës.

Këto do të kundërshtohen me fakte që do të vërtetojë të kundërtën e asaj që shkruhet. Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të gjithësisë.

Jo jo, nuk komunikoj, zero komunikim me zotin Meta”, tha Kryemadhi.