Ky është automjeti tip “Range Rover” i cili u përdor nga autorët në atentatin e 30 tetorit në Shkodër ku humbën jetën 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.
Automjeti i cili u përdor nga atentatorët është vjedhur më 17 prill në qytetin e Durrësit.
Policia ka arritur të zbulojë se ajo është e njëjta makinë që ishte denoncuar disa muaj më parë nga pronari i saj në qytetin bregdetar.
Kjo e dhënë e përftuar nga grupi hetimor, ka dalë pas këqyrjes së numrit të mbetur në shasinë e mjetit i cili u gjet i djegur vetëm disa minuta pas atentatit në Dobraç të Shkodër, së bashku me dy automatikët të cilët dyshohet se u përdorën në ngjarje.