Ballina Bota Rrufeja godet një kamp refugjatësh në Ugandë, raportohet për të paktën 14...

Rrufeja godet një kamp refugjatësh në Ugandë, raportohet për të paktën 14 të vdekur

63
0

Të paktën 14 persona humbën jetën si pasojë e goditjes së rrufesë në një kamp të refugjatëve në Uganda të Afrikës, transmeton Anadolu.

Autoritetet thanë se rrufeja goditi çatinë e një kishe në kampin e refugjatëve “Palabek”, i cili pret refugjatë kryesisht nga Sudani i Jugut.

Zyrtarët thanë se 14 persona humbën jetën si pasojë e goditjeve të rrufesë, 13 prej të cilëve fëmijë, ndërsa 34 persona janë lënduar.