Ballina Slider Xhaxhi militanti plas fishekzjarre te PS, Ani femër pajton Ronin me...

Xhaxhi militanti plas fishekzjarre te PS, Ani femër pajton Ronin me Anin mashkull, zbulohet arsyeja e pajtimit

514
0

Xhaxhi militanti që kishte harruar se na kishte thënë ta quanim ndryshe ka ardhur në redaksi i hutuar dhe pas hutimit i ka future një të qarë dhe më pas ka shurruar në brekë. Pasi është qetësuar pak dhe ndezëm edhe një tharëse, i tërhoqi edhe një gotë dhe tha se në PS e Durrësit kishte ndodhur mrekullia. Tre a katër vetë që ishin aty kanë marrë bllokun të mbajën shënime, se çfarë ka ndodhur, kur ai pasi i ka lëshuar një pordhë, që në fakt është fyerje institucioni, por që e shpjegon me faktin që nuk i mban më mandate i tretë, ka thënë se është pajtuar Ani me Ronin.

Një nga gazetaret aty nuk e ka kuptuar fillimisht dhe na ka hapur një skandal tjetër se i ka thënë që Roni me Anin flet se ata të dy punojnë në bashki dhe Ani është kryebashkiakja, kurse Roni është ai që mbledh tatimet.

Po kishte burrë nëne, po burrë nëne që ta mbante xhaxhi militantin dhe harroi fare që do ta quanim ndryshe. Ju kthye vajzës dhe nuk i la gjë pa thënë. Po a e di ti moj se cfarë ka hequr gjushi për ta pajtuar Anin me Ronin. Po edhe burgun ai prej tyre po e bën moj se ai vetë …nejse se edhe këta të tredhur janë po ama nuk e gjeti gjuhën e përbashkët. Ndaj ti vajzë mos më fol më ashtu. Ti nuk di se sa vota do të marrë PS se është pajtuar Ani me Anën…ai Roni me Anën, po Roni me Anin moj debile se nga kjo pajtesë do të ketë mirë gjithë Durrësi.

Po kanë tre mandate pa folur moj dhe për cfarë janë zënë, ja lere nuk po ti them se i di ky i juaj…Po çuna të rinj moj, po aty e kishin mendjen atëherë….mos mi ngrys vetullat ti mua moj, e kishin për local them unë pse cfarë di tjetër ti.

Gazetarja kërkoi falje dhe tha se ndihet e befasuar që pas takimëve të sukseshme të Ramës në diasporë, u pajtua edhe Roni me Anin. Ndërkohë që mbeska filloi të qajë…po jo të qarë po me denesë…Uaaaa…uaaa, po më shpëton shurra nga gëzimi edhe Ani im dhe Roni im janë pajtuar…ua po sa shumë uaaaa…po si do të rri me të dy unë tani.

Po mirë moj mbeskë si ke vepruar në fillim….atë linj mbaj ti

Xhaxhi militant ka nxjerrë tre gishta dhe i ka thënë se nuk e ke për herë të parë po nejse. Ajo që  ka bërë përshtypje të gjithëve është se si janë pajtuar dhe kush është bërë sebep. Dhe kur partia e ka me të drejtë të zotit udhëheqjen zoti ta shpalos edhe më mirë.

Ronin e kanë marrë në telefon dhe I kanë thënë se janë të shtruar te urgjenca dhe se arsyeja ka qenë një letër e tatim taksave. Roni në shpejtësi e sipër është nisur kokërr plumbi siç të gjendet në të gjitha rastet dhe kur ka shkuar atje ka gjetur mjekun që i frynte aparatit të tensionit se nuk kapte. Ashtu nervoz siç eshte në fillim sidomos para zgjedhjeve ka thënë se ia mat vetë, po nuk e ka pasur aparatin. Ani ka  mundohet të monitoruar çdo gjë që ndodh aty e ka parë nga dritarja që ka ardhë dhe është lumturuar. Këtij i bëni vetëm qetësues ka thënë se tensionin e mat vetë 18 herë në ditë. Por gjërat nuk i parashikon dot. Ani ka mësuar se Roni nuk kishte apparat tensioni me vete dhe se aparati tensionit i doktorit nuk punonte. Nëpërmjet infermieres kanë folur disa fjalë po nuk kanë mundur të zgjidhin gjë.

Tre ditë më pas ka qenë këshilli bashkiak dhe Ani (burri) i kishte future nja dy viza dhe nuk po ndjehej mirë. Roni që do të raportonte në këshill bashkiak është ngritur gjithë pordhë dhe i ka thënë : mate tensionin këtu re trap se nuk jemi si urgjenca jote ne në bashki. Ani që është i ndjeshëm kur i bëjnë ndere ka zgjatur dorën, po Roni e kishte matur vetë 34 herë dhe i kishin rënë bateritë. Rri i qetë se je edhe drejtor Spitali, e lajmëroj unë urgjencën, i ka thënë Roni, ndërsa Ani( femra) i ka thënë se kush do firmosi vendimet.

-O An!- ka thërritur Roni dhe të dy kanë thënë urdhno

-Ti ik ke zyra se me këte merrem unë. Ky në mledhje vje pasi i ka firmos dy ditë para!

Më pas u zbulua sms…Pse nuk më flet o k…taksat që të dërgoj unë miraton!