Ish deputeti i PS Jurgis Çyrbja që duket se çdo ditë thellon skandalin e abuzimëve të një njeriu që votohet për të miratuar ligje dhe të gjtha votat I kthen në shërbim të krimit dhe abuzimeve. Madje ai nuk ka kursyer as edhe kolegët e tij. Vetëm dy ditë më parë Gogu, që bie shpesh në kuvend tha se Çyrbja ishte shumë i dashur me deputetët e PS po edhe ata të PD. Madje ai u ngazëllye se si Jurgis Çyrbja me jë nivel medioër ka qënë përfaqësues në disa takime mjaft të rëndësishme të PS, se si një njeri që nuk kishte asnjë kontribut në PS, kishte mundur të krijonte lidhje me rrjete sociale, anonime kuptohet për të sulmuar miqtë e tij, kolegët e tij dhe këtë e bënte nga një primitivitet që i ishin ngjitur dy femra për t’ia mirëmbajtur faqen dhe dy vëllezër që i kishin thënë se “Xhaxhi” Ramën e kishin shumë mik ngaqë kishin babin piktor, po vetë një here filluan te Muzeu Arkeologjik dhe me pas te Instituti Monumenteve.
Gazeta bulevard ka më shumë se një vit që po monitoron falë teknologjisë se kush janë adresat me njerëz jo më anonimë, pasi që bënin njerkën brenda PS. I paformuar jo vetëm politikisht Çyrbja duket se zgjodhi një zonë për të treguar se ishte jashtë vëmendjes, por që në fakt nuk ndodhte kështu. Me dhjetra video tregojnë se si ai menaxhonte lokalet në pronësi të tij në kohë pandemie me qindra të ftuar duke pasur përkrahjen e policisë. Por kjo duket se ka qenë vetëm pak. Ai mundi që nëpërmjet një adrese të menaxhuar nga dy vllezër që të bindte me klikime dhe sondazhe (që me demek i bënin ata ) se ishte emër që e kërkonin më shumë socialistët.
I përfshirë edhe pak në një proçes thithje, kur nxiste të tjerë për të fyer gazetarë, ai mundi të largonte nga vetja të gjithë ata që e kishin ndihmuar dhe të ndërtonte një rrjet që le shumë hije dyshimi edhe për femrat që i plotësonin statuset apo i “mirëmbanin” edhe faqen zyrtare.
I kthyer në një njeri qeshaaka, si lundërtar, varkar, bari, vreshtar, puntorë mirëmbajtje, furxhi, kopshtar, bletaxhi, ai mundi të krijojë Shvejkun e politikës shqiptare, pa e ditur se po monitorohej me të gjithë ata debilë që po e ndihmonin dhe po e bënin fushatë.
Jurgis Çyrbja kishte kohë që kishte kuptuar që jo vetëm nuk do kandidonte, por që mbante mbi supe ca gjëra të rënda në mënyrën se si bëri karrierë , ose më saktë kush e solli deri këtu. Duke mos kontrolluar herë herë edhe pozicionin e tij fizik përballë Ramës, pasi nga ana intelektuale as në Sallmone nuk e pranonin mësues, ai humbi dukshëm ekuilibrin dhe madje mori edhe vrejtjen e kryeministrit, i cili si gjithnjë nuk ta përton aq më shumë kur thuhet që këto vese i di edhe vetë. Ai jo vetëm i ka tërhequr vëmendjen për mënyrën e pakontrolluar të qëndrimit të tij fizik, duke fjejtur e duke qeshur në kohën që Rama fliste, saqë ka përmendur një fjali që le shumë për të dhënë se ishte bërë deputetët nga një aksident në “Katër Rrugët e Shijakut”.
Nisur edhe nga ironia e Ramës që e njeh mirë këtë sektor, ajo që të bën përshtypje që pas kësaj fjalie, ai ka humbur qetësinë, madje ka tentuar të marrë kontakte me PD, nëpërmjet Gaz Bardhit dhe deputetëve të tjerë të PD duke tentuar të dalë qoftë edhe i pavarur. As kjo nuk i ka shpëtuar Ramës që ja ka përmendur se di të qerasë në Bruksel deputetët e opozitës, gjë që me siguri i paska bërë edhe përshtypje edhe Gogut që i bie shpesh Spiropalit.
Por burime nga prokuroria po hetojnë edhe një tjetër pistë që duket se do të fundosë të tjerë emra. Jurgis Çyrbja paska pasur hobi përgjimin e njerëzve që qëndronte në tavolinë dhe madje kishte të instaluar edhe një paketë përgjimi që duket se do ja shohin shumë sherrin.
Ai ka përgjuar jo vetëm njerëz që ka qëndruar në tavolinë, por edhe kolegë të vet, të cilët në hall e sipër apo sinqeritet i kanë treguar edhe gjëra që po hetohen nga SPAK sipas burimëve. Çyrbja duke qenë edhe i dashur me të dyja krahët, sipas Gogut, paska në telefonin e tij edhe skandalin e një fëmije deputeti që në studime jashtë shtetit qenka lidhur me njeri të dyshimtë që edhe mund të bënin akte terroriste në vendin evropaian ku ishte. Gjithsesi i mbetet prokurorisë të japë shpjegime, por ajo që tashmë dihet se kush ka ndenjur me Çyrben, ka një copëz tregim të vockël në telefonin e tij. I akuzuar fillimisht për një ngjarje në hipotekë, ku mendoi se duke lënë mandatin do të hetohej nga prokuroria e Durrësit, Çyrbja tashmë ka dy akuza të tjera të rënda, siç është fshehja dhe komunikimi me krimin, po edhe nxjerrja e sekretit shtetëror. Nuk dihet atij piktorit që i disponojmë sms si i del sondazhi tani.