Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana ka treguar për takimin me administratën e bashkisë.
Postimi i plotë:
Në një takim me administratën e bashkisë caktuam prioritetet në vazhdim dhe bëmë analizën 1 vjeçare të punës tonë.
Gjithmonë kam përcjellë vizionin tim te punonjësit, duke menduar që jemi një ekip drejt një qëllimi të përbashkët: t’i shërbejmë çdo banori të Shijakut dhe këtë duhet ta bëjmë me zemër, jo vetëm si detyrë.
Ato persona që nuk ecin në rrugën e arsyeshme dhe në lartësinë e duhur nuk mund të jenë pjesë e familjes dhe ekipit tonë.
Shërbimi ndaj çdo qytetari duhet të jetë maksimal. Të bashkojmë vlerat që kemi dhe të çojmë përpara misionin tonë si bashki. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!