Nga Fatmir Minguli
Po e filloj udhëtimin tim kritik për poezinë e poetit lushnjar për vitin 2024, Kujtim Hajdari me disa perceptime të mia kohore për disa poezi koherente të tij.
Po e filloj pikërisht me poezinë që ai i kushton qytetit të Lushnjes, aty ku ai kaloi fëmijërinë.
Zhurma e qytetit tim
Kjo poezi është himn për qytetin e Lushnjës, një qytet sa origjinal aq dhe puritan në qenien e tij. Motivimi poetik i Kujtim Hajdarit është hyjnor në kuptimin e ndjenjave qytetare për më tepër se ai bën paralele të bukura me qytete të tjerë të botës. Ҫdo qytet ku poeti ka vendlindjen apo ka kaluar fëmijërinë është një mozaik i artë ndjenjash jo vetëm poetike!
Ndërsa në poezinë tjetër të këtij viti do të gjejmë komentin tim:
Ti erdhe
Një befasi kaq delikate dhe njëkohësisht kaq shpërthyese. Një baladë moderne në sensin poetik, një ngjarje e shkurtër në vargje por shumë e gjatë në mendim.
Kujtim Hajdari gëzon empatinë jo vetëm psikologjike por dhe atë të sensit poetik që duke lexuar në sytë e ditëve pasqyron vlera jo vetëm të castit por më tej, vlera të një kërkimi gati shkencor për të depërtuar thellë në shpirtrat e njerëzve të aftër dhe të largët.
Poeti Kujtim Hajdari edhe pa të dëgjuar zërin e një njeriu e që nuk ia shiokon fytyrën, e kupton se me kë ka të bëjë, jo se ai është mag, por se intuita e tij tashmë e rëgjur nga hallet, vuajtjet shpirtërore e bën atë me mbi ndjesi, e bën atë që të jetë i besueshëm si poet, si njeri, si shqiptar dhe si ambasador i shqiptarizmit kudo ku ai jeton jashtë Shqipërisë.
Ja si shprehem në Facebook për një poezi tjetër:
U lodhën njerëzit duke pritur.
Më bukur nuk mund të shkruhet për legjendën e pritjes. Lisi dhe shpirti i poetit jnaë bërë njësh në këtë botë jallane ku ikjet dhe ardhjet janë tashmë si temat e miteve dhe legjendave. Kjo është një baladë e vërtetë për të sotmen e shqiptarëve dhe të lisit, embelemë e botës shqiptare, e qëndresës së tij në qindra vjet. Ndërsa në poezinë delikate me ndjenja tejet të holla unë i komentoj:
Kur ti je larg
Poezi ku largësitë poetike afrohen nga hyjnorja që Kujtim Hajdari ka në shpirt, ndryshe nuk do të ekzistonte ajo forcë shprehëse krejt natyrale e këtij poeti kozmopolit.
Por le tw kthehem në mendimet e mia për trendin e poezive të këtij poeti. Me rastin e botimit në Enciklopedinë poetike GEMS-VI, e kam përshëndetur nga Durrësi dhe jam shumë krenar për këtë arritje ndërkombëtare të poezisë së tij. Ai ka sjellë në këtë enciklopedi dhe jo vetëm në të shpirtin e shqiptarit por dhe atë dhimbje që vetëm në poezinë ë tij mund të reflektohet te njerëzit shqiptarë dhe ata të huaj.
Shumë kush apo dikush mund të pyesë se si botohen këto poezi të një autori shqiptar në disa Antologji apo Enciklopedi poetike botërore, se si mund që një poet shqiptar të marrë çmime nga juri profesioniste të legjitimuara në shtete të ndryshme.
Zonja dhe zotërinj! Sekreti që poeti Kujtim Hajdari merr vlera maksimale në çdo lloj Enciklopedie dhe Antologjie poetike është te shpirti poetik i Kujtimit, te talenti i tij i lindur, i trashëguar mistershëm nga trevat e natyrave myzeqare, nga një jetë e trazuar ku krahasimet do t’i bëja me jetën e Dostojevskit, nga hapësirat e shpirtit të Kujtimit, nga thjeshtësia e një poeti të madh, nga një vazhdimësi e veprës së Faslli Halitit dhe të artistëve të mëdhenj me origjinë nga Lushnja.
Përkthimi në gjuhën angleze është një nga artificet me të cilat Kujtimi vullnet hekur bën hapa në shkallët hyjnore të një poezi të personalizuar duke e sjellë botën shqiptare shume më mirë se politikanët që bredhin botës duke reklamuar të paqenën.
Ja si i përgjigjet ky poet i madh një gazetareje algjeriane Turkiya Loussif per “AL MASSAR AL ARABI,” nje nga gazetat kryesore te vendit e cila i kushtoi gjithë faqen “7” intervistes.
Turkiya Loussif:
Si ishte lidhja juaj me poezinë në gjuhën shqipe?
Cili është realiteti i përkthimit në gjuhë të tjera?
Kujtim Hajdari
Lidhjet me poezinë shqipe për mua kanë qenë dhe janë gjithmonë koerente, është gjuha me të cilën jam rritur dhe ku kam kaluar pjesën me mbresa, atë të fëmijërisë dhe të rinisë ndaj krijimet në këtë gjuhë e në veçanti poezia që e kam pasion të veçantë mbetet e dashur dhe lidhjet me të s’i ndërpres dot i detyruar dhe nga ana shpirtërore. Ndjek grupet e ndryshme në ëeb ku marr pjesë aktiv, ndjek librat e rinj të botuar, studimet e kritikat e ndryshme për artin dhe poezinë në veçanti. Mbaj lidhjet me shokë e miq të shumtë krijues dhe shkëmbejmë krijimet dhe eksperiencat tona edhe pse jemi larg gjejmë kohën dhe mënyrat për të qenë afër si krijues.Sa për përkthimet mendoj se janë të pakta, duhet të bëhen shumë më tepër që letërsia shqiptare ashtu siç është realisht të përfaqësohet dhe në botë dhe kohët e tashme po bëhen përpjekje të konsiderueshme në këtë drejtim.
Me të njejtat pikpamje modern Kujtim Hajdari I është përgjigjur edhe pyetje delikate dhe preokupuese per poetët tanë që jetojnë ne emigracion. Ajo pyeti se shkrimtari mërgimtar përvetëson kultura të tjera nga shoqëritë mesë të cialve banon në zakone dhe tradita dhe mund ti inkorporojë ato si ide në një poezi por si e arrin suksesin në këtë proces m përmes kulturave.
Dhe për mendimin tim përgjigja më e saktë e Kujtim Hajdarit është vetë poezia e tij,
Kujtim Hajdari sot është një emblemë e poetit shqiptar jo vetëm në emigraciaon, por në tokën amëm në Shqipëri dhe në Lushnjen e tij të ëmbël dhe famë madhe.
Eshte nje autoportet i sinqertë i Kujtim Hajdarit, portret që rallë, shumë rallë e ndesh ndër poetë e poetesha shqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë.