Nga Artur Llana
Ish rektori i UAMD Mithat Mema, duke dashur të hedh baltë mbi gazetën bulevard i ka hapur vetes nja tre siklete që nuk kishim dijeni. Dhe sic ndodh rëndomtë kur paditesh nga disku edhe ne morëm masat tona nëpërmjet juristëve për të vazhduar përballjen. Në fakt që nga nesër avokatët e gazetës po ngrenë tri padi të reja për Mit’hat Memën, i cili është në hetim së bashku me ish mikun e tij kancelar, që u prishën për ca gjëra të vogla. Në fakt nuk u bëra trim nga akuza e tij, se u tregova frikacak, se kush na njeh mirë të dy e di mirë ta zgjidh këtë gjë. Ajo që më befasoi ishte se si është e mundur, që ky palo rektor, me ata tituj që duhen hetuar, si gagaç i Kamzës mundi të menaxhojë po me idiotë një universitet si ai i Durrësit për të paktën tetë vite. Nuk më krijon asnjë lloj emocioni Mithat Mema dhe e përsëris që është një pinjoll i Sigurimit të shtetit sa herë të dojë, nëse ai vërteton të kundërtën unë do zbatoj ligjin të shkojë në burg apo edhe të kërkojë ndjesë.
Mithat Mema e nisi luftën ndaj meje personalisht dhe gazetës Bulevard se e di mirë cilët janë njerëzit që fshihen pas tij, cilët janë investimet e tij, cili është nepotizmi i turpshëm i tij që nuk ndodh as në Ruanda që një dajë të marrë mbesën në të njëjtën zyrë dhe në shtet. As nuk më intereson dhe ta gjejë kush të dojë se çfarë ka bërë. Unë jam i paditur nga Mithat Mema dhe nuk më priti kush në gjyq në datën që më kishin caktuar. Po pres të ndreq idiotsinë e tij se nuk mund të firmos shkresa që nuk kam dokument idetifikimi…ashtu si edhe ai Tatja i Qerretit. Edhe pse e di që është e turpshme që në një vend që ndodhet në mes të Evropës një gazetarë i hapet proces për një opinion të tij e theksoj opinion, pasi shkrimi im është politikë editorial, që një ish rektor nuk ka denjuar as të bëjë përgënjeshtrimin, se nuk ka çfarë të përgënjeshtroj, unë po e mirëpres. Tatja Qerretit, e more në qafë edhe Jurgis Çyrben duke i çuar gruan e prokurorit të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, Madritit, që të mbylli skandalin si avokate. Nuk i bën rastësisht këto punë ti. Je me rrënjë të thella në sigurimin e shtetit dhe je me lekë shumë me ata që fitove nga të qenurit rektor.
Nuk e kam për kundërpërgjigje, as madje për shpagim se do të ishte jashtë natyrës sime. Po pres të thërritem dhe të përballem me ty në sallën e gjykatës.
Dhe natyrisht ata që kanë marrë përsipër të më mbrojnë, se unë të kam xhan, po ngaqë të merren edhe këmbët edhe goja, nuk kam mundësi të presë shumë, kanë gjetur ca gjëra të frikshme. Tatja i Qerretit të kanë plasur ujrat po ke kanali Jubës.
Tashmë do të jem unë që do të ngrej akuzë ndaj teje jo për inatë, po se tani i mësova, jo për vete se ti je ordiner që i lëpije prapanicën Olldashit, po për ti thënë durrsakëve se ky ish rektori, ka dhënë doktoratura, të cilat duhet të jenë objekt i hetimit pasi as nuk e di kush, se ku janë dhe ku klikohen dhe kush i ka marrë.
Ky ish rektor është në hetim nga prokuroria e Durrësit për skandalin së bashku me ish mikun e tij kancelar që gojët e liga thonë se u prishën për një studente, nuk di a kishte provim, apo ndodhi në makinë kur bëre aksident si halbak.
Por duket se një tjetër skandal i përmasave të mëdha po i troket në derë Mithat Memës. Në dokumentacionin e fundit na rezulton se në ndërtimet që po bëhen te korpusi në Spitallë, tate ke bërë ca gjëra të cuditëshme, madje ke bërë ca gjëra që ka hipotekë trualli, po kur ndërtesa ka shkuar pesë kate nuk ka leje ndërtimi.
Edhe ta besojmë se nuk ke faj se stalla lopësh ke ndërtuar me aq sa di, po duke qenë se u bëre rektor, me tituj që i mblodhe e do ta themi ne se ku i mblodhe, ke për të hapur skandalin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në Durrës. Po kujt ja bletë truallin, Tate dhe pse nuk ua dhanë lejen e ndërtimit? Kush qe ministri që është përfshirë me ty. Nejse mos e rruaj mbyllim njëherë atë gjyqin tënd që të kam thënë spiun dhe vazhdojmë më pas me këto të tjerët. Askush nga maskarenjtë që nuk e kanë dashur arsimin nuk i kanë bërë vendit të tyre atë që i ke bërë ti me universitetin. Po edhe nuk ke faj. Ti je nga zona e Shëngjergjit dhe në Qerret ju solli partia për të burgosur kosovarët. Hajd se takohemi Tate!