Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa ka ngritur shqetësimin për intimidimen e medias dhe gazetarëve nga pushteti. Në një koferencë me gazetarët nga Kryesia e Kuvendit, Zhupa tha se intimidimi nga qeveria për gazetarët po bëhet përmes padive ndaj tyre, me qëllim frikësimin për të mos denoncuar rastet e korrupsionit.
Duke ju referuar gjetjeve të Progres-Raportit të BE, i cili iu dorëzua pak ditë më parë autoriteteve të larta shtetërore, Zhupa thotë se raporti tregon nevojën dhe qasjen për të mbrojtur gazetarët ndaj sulmeve politike, përmes ndryshimeve në Kodin Penal.
Sipas Zhupës, ka tentativë të qëllimshme nga ana e institucioneve shtetërore për të mos kthyer përgjigje në kërkesat për informacion që përcillen nga gazetarët dhe mediat, për shkak të fshehjes së korrupsionit dhe përfshirjes së zyrtarëve të lartë në afera të ndryshme.
Krytetarja e Komisionit të Medias dhe njëkohësisht ligjvënëse e PD, u ndal edhe në rolin e AMA-s, RTSH dhe reklamave qeveritare, gjetje për të cilat Progres-Raporti i BE, ka rezerva.
Gazetarët intimiodohen sepse bëjnë pyetje që nuk i pëlqejnë qeverisë dhe zyrtarëve. Duhet të përmirësohen kushtet e punës dhe të mbrohen, të respektohet Kodi i punës.
Gazetarët hidhen në gjyq për t’u mbajtur zvarrë dhe t’i mbahet goja mbyllur gazetarëve që denoncojnë. Ka shkuar në 73 numri i padive, ka ardhur në rritje nunrimi i padive, vetëm pse flasin.
Mazhoranca dhe Kuvendi nuk ka bërë asgjë, në lidhje me rregulllimin e Kodit Penal për kërcënimin dhe dhunën ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës. Kam bërë propozim ligjor këtë që ka thënë BE, për të ndryshuar Kodin Penal. Është kjo mazhorancë dhe vullneti i Ramës për të mos e miratuar këtë standard që e kërkon BE.
Hapi tjetër nga progres raporti, nga moment që nis përjashtimi politik si kryetare mediash, ky komision do të nisë seance dëgjimore me të gjithë aktorët e medias, të refletokhet me një dokument punë për ndryshime ligjore që e bëjnë mjedisin e medies t’i përafrohen standardeve të BE.
Problematikë tjetër, është korrupsioni në administratë dhe aksesi në informacion. Kur kërkojnë informacion gazetarët, hasen në bllokadë nga qeveria jo vetëm në kohë, por nuk e japin fare. Kjo është të fshehësh korrupsionin e të mos bësh transparencë.
Zbatimi i ligjit ekzistues është i dobët dhe një kulturë institucionale për ta fshehur kurrupsionin, duke e vonuar përgjigjen. Koha të jetë më e shkurtër, pasi ka dhe detyrim të lartë për interes publik.
Roli i AMA, RTSH, dhe reklamat qeveritare ndaj ndikimit të medieve. Gazetarët do të duhet të ndjekin vetë fushtatat elektorale dhe jo të merreën me kaseta të gatshme.
RTSH, i kam dërguar letër duke kërkuar që të hapin garën për drejtor, sepse janë me drejtor të komanduar dhe e bëjnë të pamundur ecjen normale.
Qeveria i përdor reklamat si një kulaç për t’ua dhënë mediave që shkojnë në linjë të drejtpërdrejtë me propagandën qeveritare. Të jetë garë e hapur, të kenë akses për të fituar para pubkle të gjitha mediet. Mediat përdoren si fasadë e pushtetit, tregues i një shteti diktatorial.