Donald Trump është rizgjedhur president i Shteteve të Bashkuara dhe do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas 4 vitesh. Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv komentoi se si do të ndikojë ardhja e Trump si Presidenti i SHBA në raport me Shqipërinë dhe Kosovën.
Ndër të tjera, Spahiu tha se Donald Trump nuk do të ndryshojë kufijtë e Kosovës, por do ‘korrigjojë’ qeverinë.
“Për çdo shqiptar që vënë në dyshim se Trump mund të jetë pjesë e projektit për korrigjimin e kufijve, u them se Trump s’do korrigjojë kufijtë e Kosovës, por do korrigjojë qeverinë e Kosovës.
U kujtoj shqiptarëve që Trump e ka larguar njëherë Albin Kurtin. E ka larguar nga mandati i parë Kurtin nga detyra”, tha Spahiu në Report Tv.