Një studim i ri i botuar në revistën Current Biology hedh dritë të re mbi viktimat e shpërthimit vullkanik në Pompei në vitin 79 pas Krishtit.
Duke përdorur analizën e ADN-it hulumtuesit kanë zbuluar se disa prej figurave ikonike nuk tregojnë atë që besohej prej kohësh, shkruan Washington Post.
Një grup prej katër personash që mendohej se janë një familje rezultonë të jenë katër burra me identitet të ndryshëm të ADN-s
Ndërsa dy figura që mendohej se janë dy motra ose nënë e bijë në një përqafim, rezulton se aty përfshihet të paktën vetëm një burrë.
Kjo tregon të vërtetën se sa pak dimë për disa nga këto ngjarje, thotë David Reich, një gjenetikist në Universitetin e Harvardit dhe një nga drejtuesit e studimit. Studiuesit ishin në gjendje të analizonin ADN-në nga mbetjet e skeletit në pesë nga derdhjet e hirit. Kjo u dha atyre njohuri të reja për identitetin dhe lidhjen farefisnore të viktimave, shkruan gazeta.
Studimi zbuloi gjithashtu se disa nga viktimat ishin emigrantë nga Mesdheu Lindor ose Afrika e Veriut. Kjo siguron informacion të ri në lidhje me modelet e migrimit në Perandorinë Romake në atë kohë!
Ai konfirmon se imigrimi ishte i zakonshëm në të gjithë perandorinë dhe se imigrimi ishte gjithashtu “kozmopolit”, thotë Ron Pinhasi, antropolog evolucionar në Universitetin e Vjenës.
Gjetjet sfidojnë shumë nga interpretimet e romantizuara të derdhjeve të hirit që kanë ekzistuar për më shumë se 150 vjet. Estelle Lazer, një arkeologe e pavarur, beson se hulumtimi i ri është më i respektueshëm për viktimat.
Shkenca na lejon të zbulojmë jetën reale të viktimave, kjo është shumë më e respektueshme sesa t’i përdorim ato si mbështetëse për tregimin! Përktheu H.Rafuna