Ballina Opinion Fitorja e Trump, nxitje për Shqipërinë që të ndahet nga mizerja politike...

Fitorja e Trump, nxitje për Shqipërinë që të ndahet nga mizerja politike e krimit, korrupsionit, padrejtësisë dhe hajdutësisë 30 vjeçare

54
0

Nga Skënder Sadri KAPITI

Fitorja e Trump le të shërbejë si shembull e nxitje për Shqiprinë që të ndahet nga mizerja politike e krimit, korrupsionit, padrejtësisë dhe hajdutësisë 30 vjecare të këtij tranzicioni. Votuesit shqiptarë duhet të mësojnë nga demokracia amerikane, sidomos nga zgjedhjet e tanishme që u bënë në SHBA, ku fitoi alternativa dhe vizioni i Donald Trump.Kjo duhet të shëmbullojë sidomos në Shqipëri, ku mjerisht e fatkeqësisaht shqiptarët po e kanë të vështirë e gati të pamundur që të ndahen nga kjo mizerje korrupsioni, nga ky sistem krimi, hajdutërie, padrejtësie dhe korrupsioini. Një SHBA e fortë askujt nuk i intereson më shumë se sa Shqipërisë dhe Kosovës. Politika e shtetit amerikan në themel të saj ka demokracinë, dhe është demokracia ajo e cila mban fort stabilitetitetin në SHBA, është demokracia ajo e cila dhe prej së cilës SHBA-të janë tempulli dhe modeli global i lirisë, i të drejtave të njeriut, i paqes dhe sigurisë, i ekonomisë së lirë, i politikës dhe diplomacisë më të përsosur. Populli dhe votuesi amerikan nuk gabon kur ai voton, dhe amerikanët e dinë e mirë se kujt ia besojnë qeverisjen. Politika amerikane, pra edhe e Donald Trump të parën kanë interesin kombëtar amerikan, dhe nga politika e jashtme aleatë të SHBA-ve janë dhe SHBA i konsideron aleatë të saj ato shtete të cilat janë me Amerikën. Shqiptarët e Kosovës janë populli më proamerikan në botë, dhe miqësia dhe mirënjohja e shqiptarëve ndaj SHBA-ve nuk ndryshon e as nuk lëkundët pavarësisht se cila politikë apo parti fiton zgjedhjet në SHBA. Këtë duhet ta ketë mirë parasysh Albin Kurti që të jetë i matur dhe korrekt me SHBA-të, pra edhe me administratën e Presidentit Trump.Kurti dhe kushdoqoftë po të ishte në vënd të tij në krye të Kosovës duhet ta ketë të qartë se nuk mund të bëjë gjëra të mëdha për Kosovën pa mbështetjen e SHBA-ve, duhet bërë gjithcka në koordinim me SHBA-të, sepse Kosova nuk ka forcë ekonomike, financiare, diplomatike, politike e ushtarake dhe as aleatë tjetër si SHBA për të bërë të gjitha vetë.P.sh. Kosova bashkë me Shqipërinë nuk janë në gjëndje vetë politikisht e diplomatikisht që të mundësojnë një njohje ndërkombëtare për Kosovën pa mbështetjen e SHBA-ve. Kosova nuk mund të integrohet në BE pa mbështetjen amerikane, nuk mund të antarësohet as në NATO dhe as në OKB dhe as organizma të tjera ndëkombëtare pa mbështetjen amerikane. Kurti dhe politika kosovare si dhe ajo në shqipëri duhet të kenë shumë kujdes, në mënyrë që të mos bien në kurthet antishqiptare serbo-ruse të cilët përpiqen që të prishin aleancën strategjke shqiptaro-amerikane.