Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Gardës së Republikës dhe Shërbimit Informativ të Shtetit kanë raportuar sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ku ishte parashikuar që në fokus i diskutimeve të ishte projektbuxhetit për të dy institucionet. Në fakt tema e dikutimit që ka dominuar ka qenë hyrja e efektivëve të Policisë së Shtetit në ambientet brenda rrethimit të godinës së Parlamentit në datën 17 tetor.
Demokratët i kërkuan kreut të AMP-së, Florian Sulejmani, një përgjigje nëse ka një hetim për Forcat Kombëtare të Sigurisë për hyrjen brenda Parlamentit. Sulejmani tha se po mblidhen të dhëna për rastin dhe po hetohet në mënyrë administrative.
Kreu i Gardës së Republikës Ermal Onuzi u pyet nëse Policia e Shtetit u kërkua të hyjë me kërkesë të tij, apo jo. Onuzi iu përgjigj duke deklaruar se ka një hetim administrativ për çështjen dhe do të flasë për të pas mbylljes së këtij hetimi.
Sa i përket buxhetit për vitin 2025, AMP do të përfitoj 7% më shumë se ai i vitit aktual, me një vlerë totale prej 348 milionë lekë, që përfshinë nevojat për paga, mallra dhe shërbime. Garda e Republikës nga ana tjetër ka rritje prej 13% në buxhet, i cili në shifra përkthehet në 2.54 miliardë lekë, po ashtu për paga, mallra dhe shërbime. Nga ana tjetër, buxheti për SHISH në vitin e ardhshëm ka një rritje prej 33%, në vlerë 2.77 miliardë lekë.