Ballina Politika “Të shpëtojmë Shqipërinë nga Soros”, thirrja e Berishës: Të votojmë me mosbindje...

“Të shpëtojmë Shqipërinë nga Soros”, thirrja e Berishës: Të votojmë me mosbindje civile

21
0

Në fjalimin e tij të përnatshëm nga arresti i shtëpisë, Sali Berisha iu bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe të shpëtojnë vendin nga ai që e quajti” armiku i egër i qenies tonë kombëtare” George Soros.

Berisha shtoi se Shqipëria po lëngon dhe janë qytetarët ata që mund t’i kthejnë jetën e fuqinë.

“Është jetike për shpëtuar Shqipërinë nga Xhorxh Sorosi, armik i egër i qënies tonë kombëtare

Miqtë e mi, kjo ngjarje fton çdo shqiptar të ngrihet para se të votojnë te kutitë e votimit, të votojnë me mosbindje civile!

Të votojnë me përballje!

Te votojnë me zemërim!

Të votojnë me revoltë kundër narkoshtetit, Edi Ramës, organizatës së tij kriminale që quhet qeveri, narkozyrtarëve të tij, organizatës kriminatë Skapit të partisë.

Është jetike, është vendimtare për shpëtuar Shqipërinë të shndërruar në kopështin e helmuar të Xhorxh Sorosit, këtij armiku të egër të qënies tonë kombëtare, të demokraxisë shqiptare.

Këtij kryekorruptori, kryecensori të planetit.

Të dashur miq, Shqipëria sot ngjet me të sëmurin të shtruar në spital urgjence. Pret ne, pret qytetarët e saj t’i rikthejnë shëndetin dhe gjallërinë, jetën dhe fuqinë”, tha Berisha