Nuk ka as më të voglin dyshim që fitorja e Trump në Amerikë e aq më shumë mënyra se si ai është rikthyer në Shtëpinë e bardhë ka entuziazmuar pa masë demokratët që e shohin këtë një sinjal të mirë jo vetëm ardhjen në pushtet, kur ke një mal me akuza po edhe për faktin se mund të ndryshpojë të paktën statusin e “Non gratës” për Saliun.
Të mbledhur në lokale, gëzimi ka qenë aq i madh saqë kanë filluar t’i telefonojnë fillimisht deputetët njëri -tjetrit dhe më pas ata që nuk kishin ndjekur rezultatet natën kanë nisur një mëngjes ndryshe. Madje një nga deputetët ka harruar që është në një tjetër grupim dhe ka marrë një tjetër që ëshkon poshtë dritares. Mes tyre që ka festuar ka qenë edhe xhaxhi militant që ne nuk po mësohemi t’ia ndryshojmë emrin ashtu sië nuk po mësohemi t’i ndryshojmë emrin edhe një socialisti që ka nisur levizjen me pseudonime komunistësh po që rrogën e merr te PS dhe është te shtabi PS që ende nuk i kanë caktuar drejtuesin politik.
Xhaxhi militant kishte përgatiutur edhe fjalimin më të mirë lidhur me këtë ngjarje, por që kishte pasur frikë ta nxirrte. Madje disa i herë i kishte thënë mbeskës se nuk janë idiotë amerikanët që të votojnë një njeri me skandale gjyqesh , po ajo ja kishte prerë shkurt se amerikanët janë nja 100 rraca dhe I mban shteti me ligje dhe jo morali.
Kur u shpall edhe vota që e bëri president xhaxhi militant u ngrit dhe doli në krye të lokalit.
Demokratë socialist dhe socialist demokratë, komunistë shqiptarë që desh i shkërdhyet nënën Amerikës për 50 vjet që nga zona e parë operative e deri te unë, që nga bunkerët do ta mbroja këtë vend nga ai që atëherë as pirdhte, ku ishte Shqipëria po që tashmë po na shkojnë neve pordhët shtatë…e ca nga qejfi e ca edhe nga ca gjëra të tjera. Tani thonë që e ka marrë vesh se ku bie vendi ynë pasi do të bëka një goxha investim dhëndërri. Ky i gjati nuk paska dashur në fillim po që më pas qenka penduar ser një fjali që paska thënë se ai do të ishte e keqja botës. Por ne duhet të jemi vigjilentë, ne nuk duhet të bëjmë më gabime që dikur si komunistë desh ja dhjemë Amerikës.
Kam dalë sot para jush t’u them se fitorja e Donaldit është fitorja jonë dhe q më shumë është edhe një leksion për atë të gjatin që nuk priti sat ë gdhinte për ti shkruar sms. E paska lexuar dhëndërri dhe I paska thënë se nga janari do të dukemi andej se kemi edhe ca punë të tjera.
Ky i joni i paska thënë se mos do edhe ndonjë gjë tjetër për ndërtim po ai i paska thënë se i mjafton Sazani. Ore vetëm mbani atë “non grata” ju se çfarë kodrash e malesh të jenë bosh këtu ua jap unë. Shyqyr që Gorgia nuk më bie në qafë për gjëra të tilla po do ca barake andej nga bregu detit dhe me ato nuk po ja del.
Po në kohën që xhaxhi militant po sqaronte se sip o shkonte politika dhe ka thënë se edhe ai Albini nuk do të hiqet më si speci mbush, ka ndodhur edhe incidenti. Një nga demokratët që kishte pirë si pak kishte printuar hartën që ngjyroste shtetet që kishte fituar Donaldi.
Shihni ore shihni se çfarë i ka bërë Amerikës ky. Shihni ore shihni si e ka ngjyrosur të gjithën…a e shihni hartën e shtetëve ku ka fituar.
Deputeti i parë në tavolinë I PD, I ka rënë ballit dhe I ka thënë:
-Dëgjo o trap
-Për Trapin pot ë them pra ..
-Ore trap ti se atij nuk kam bythë me thënë kështu unë…po kjo është harta e fitores së PS more idiot…
Kjo ka mjaftuar për të plasur sherri. Prapë janë ndarë këta të PD se e shihnin ngjyrë të kuqe edhe atë të Edit edhe atë të Donaldit dhe ju dukeshin njësoj…
Zgjidhjen e ka dhënë si gjithmonë xhaxhi militanti, i cili ka deklaruar se këtë kanë të keqe amerikanët që nuk merren vesh kur janë të kuq e kur janë blu….
Myslymi që njihet për shakatë e tij ka sjellë një tjetër hartë dhe ka thënë se të parë nga sateliti kështu ngjajnë votat e Trumpit, po do zoti kjo stuhi nuk prek këtej nga ne e sidomos ne SPAK!