Ballina Europë Itali/ Klani shqiptar i trafikut të kokainës që rekrutonte dhe zyrtarë, dënohen...

Itali/ Klani shqiptar i trafikut të kokainës që rekrutonte dhe zyrtarë, dënohen 18 persona, mes tyre biznesmeni! Ja EMRAT e 3 shqiptarëve që dyshoheshin si drejtues

121
0

Klani shqiptar i narkotrafikut dyshohej se kishte arritur të depërtonte deri në zyrtarët e lartë vendas në Bolonja, duke rekrutuar për shërbime të caktuara dhe bashkëpunim në transport të ngarkesave të kokainës që vinte nga Amerika e Jugut dhe shpërndahej kryesisht në Emilia-Romagna.

Në vitin 2023 organizata u godit nga policia e vendit fqinj, me të paktën 18 persona të implikuar, të gjithë të dënuar tashmë, në hetimet e nisura që prej vitit 2020.

Dje (8 Nëntor) ishte vendimi i radhës, ndaj Gianluca Fiores, shoferit të kamionit në Forli, i afërm i një ndaj zyrtarëve vendas, që u dënua përfundimisht me 8 muaj më shumë se ai që kërkoi më 12 Shtator gjatë pretencës prokurori i DDA-së së Bolonjës, Roberto Ceroni. Vendimi u dha nga gjyqtarja Nadia Buttelli.

Përfundimisht Fiore u dënua me 14 vjet e 8 muaj burgim, përveç pagesës së 50 mijë euro gjobë dhe shpenzimeve gjyqësore. Ai u gjet fajtor për bashkëpunim në trafikim droge me kamion të organizatës shqiptare. Operacioni çoi në sekuestrimin e 140 kg droge. Me gjykim të shkurtuar Fiore dhe 17 të tjerët, shumica shqiptarë, përfituan edhe uljen e rastit.

Gjithsej dje ishin 17 dënime. Mes tyre 3 shqiptarët e dyshuar si drejtues, Redi Hoxha, me 20 vjet burg dhe të afërmit Agim dhe Bashkim Proshka, 19,4 dhe 19,6 vite izolim.