Ballina Politika Agron Duka takohet me fermerë në fshatrat e Lushnjës: Të shpëtojmë fshatin...

Agron Duka takohet me fermerë në fshatrat e Lushnjës: Të shpëtojmë fshatin nga braktisja

93
0

Kryetari i Partise Agrare Ambientaliste, z. Agron Duka, dhe drejtues te tjere te saj zhvilluan nje takim me banore te fshatit Barbullinje ne Lushnje. Tashme eshte sezoni i agrumeve, dhe fermeret perballen me probleme te shumta, duke filluar me mungesen e krahut te punes per te vjelur prodhimet, pasi banoret vazhdojne te largohen nga fshati, por edhe mungesen e tregut dhe cmimet e uleta, duke bere qe shpesh prodhimet te shiten nen kosto.

Partia Agrare Ambientaliste, si parti e qendres dhe me fokus kryesor mjedisin dhe bujqesine, eshte pjese e koalicionit opozitar. Sipas z. Duka, ky takim i hapur me banoret eshte fillimi i nje turi diskutimesh me shtresen e shoqerise me te persekutuar ne raport me mbeshtetjen qeveritare. Edhe pse eshte kontribuesi me i rendesishem ne ekonomi, bujqesia vazhdon te mos marre vemendjen e duhur. Subvencionet per bujqesine ne Shqiperi jane me te uletat ne rajon. Partia Agrare ka nje pakete propozimesh per bujqesine dhe mjedisin dhe do ta diskutoje kete hap pas hapi me fermeret. Duka tha se “ne nuk do te zgjedhim sallat e hoteleve per te folur me njerezit, por
token, fermat, kantieret, ndermarrjet, aty ku njerezit e thjeshte punojne cdo dite.”
Kreu i PAA tha se “ne listat e kandidateve ne kemi si qellim te fusim njerezit qe perfaqesojne kete shtrese te shoqerise, ne menyre qe neser ata te mbrojne interesat e tyre.”